E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jam  “e mbresuar”  nga Merkel aq sa u mbresova nga “”Skendërbeu im”
Sot

Jam “e mbresuar” nga Merkel aq sa u mbresova nga “”Skendërbeu im”

Lartmadhëri

Këshilla juaj e vyer mbi përdorimin e duhur të gjuhës shqipe duket se bie gjithmonë në veshë të shurdhër.
Tek njerëzit e oborrit vihet re; një prirje sistematike për t’i zgjedhuar keq foljet veçanërisht në mënyrën lidhore; një përdorim i gabuar i trajtave të shkurtra të përemrave vetorë dhe mungesa e theksuar e apostrofit.
Një rishqyrtim i temave të mësipërme në gjuhën shqipe do të ishte me vend nga njerëzit e oborrit.
Për më tepër, së fundmi Lartmadhëri, u identifikua edhe prirja për ” Neologjizma” në gjuhën shqipe.

Shembull – Zonja Spiropali për të pasqyruar ndjesinë që i shkaktoi takimi me Kancelaren Merkel , ka krijuar një mbiemër të ri
“e mbresuar”.

Në gjuhën e pastër shqipe, kur duam të përshkruajmë gjurmët e lëna në ndërgjegje nga diçka që kemi parë a kemi dëgjuar themi;

Më la mbresa të thella/ forta/të gjalla/ të paharruara ose të pashlyeshme …

Por kurrsesi nuk mund të themi – Jam
“e mbresuar” nga dikush apo nga diçka….

Post Scriptum- Neologjizmi ” mbresuar” më la mbresa të pashlyeshme Lartmadhëri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.