E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Armand Maho/Jargavitjet e Rames dhe Tahirit!
Sot

Armand Maho/Jargavitjet e Rames dhe Tahirit!

Ka dicka qe nuk shkon ne deklaratat e Sajmir Tahirit, ne lidhje me kushurinjte e grades se dhjete, qe u kapen ne Itali me tonelatat e droges duke pemendur emrin e ish ministrit. Shqiperia eshte e vogel dhe kushurinj te grades se dhjete kemi te gjithe, ama askush smund te thote se nuk e di me cfare merret njeri apo tjetri. Nuk eshte e rastit, qe Tahiri menjehere pas vendosjes se tij si minister i Rendit paska gjetur kushurirn e grades se dhjete per ti shitur makinen qe kish perdorur deri dy muaj para se te merrte postin e ministrit. Akoma me te dyshimte e ben marredhenien mes tij dhe fakti se edhe pasi e ka shitur sic deklaron ai, ka vazhduar ta perdore vete ose bashkesheshortja e tij te njejten makine.

Por shkojme me tej! Tahiri deri para nje viti deklaronte se Habilajt ishin tregtare te ndershem, nderkohe qe Mosiu personi qe i ka blere makinen ishte ne hetim qe prej vitit 2013 nga drejtesia Italiane. Ministri i brendshem paska qene kaq i paditur per kater vjet, rreth aktivitetit te personit qe hynte e dilte ne Itali e Greqi me makinen e tij, sa mos kishte as informacionin me minimal nga sherbime partnere te nje prej grupeve me te medha te narkotrafikut? Paksa e veshtire per tu brsuar kur rreth ketij personi fliste e gjitje vlora. Nga ana tjeter ne rastin kur Zagani dha informacionin dhe beri denoncimin e tij perse nuk mori masa ndaj kushuririt ne grade te dhjete qe sot e quan “ trafikant batakci” por ju leshua Dritan Zaganit ish shefit te antidroges ne Vlore, deri aty sa ka kerkuar me shume se nje here ekstradimin e tij.

Por e njejta pozite eshe dhe per Edi Ramen. Ne shkurt te vitit te shkuar gjate nje takimi ne Korce Rama do deklaronte se Tahiri eshte “ ministri me i sukseshem ne 25 vite”! Flasim per vitin 2016 viti i cili rezulton se u mboll sasia me e madhe e droges dhe qe u trafikua kryesisht drejt brigjeve Italiane. Kur zhurma e perfshirjes se Tahirit ne lidhje me rastin e xibrakes nuk ishte fashitur ende ! Rama ka qene plotesisht i informuar dhe per kete rast. Ai e dinte fare mire bllokaden e informacionit dhe komunikimit qe i bene sherbimet partnere ministrit te tij, pasi dyshohej per implikim. Vete lideri global ne fakt ka qene avokati me i madh i narkotrafikut me parate e te cilit ai po mban dhe sot e kesaj dite pushtetin! Rama qe ben te paditurin mjaft te shohe faqen e tij ne facebook kur me dhjetra qytetare nga vlora shprehen se kane qene ne dijeni te asaj qe ndodhte cdo dite ne vlore. Vetem ai nuk ka ditur asgje!

Edi Rama kerkoi te lante duart nga Tahiri me nje status te vetem ne Facebook, por harroi qe ish ministrin e perdorte vend e pa vend ne luften e tij ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve, duke i futur nen vezhgim dhe veprime te tjera te ketij lloji. Edi Rama nuk ndihej kur thuajse ne cdo tavoline ku vriteshin trafikante qendronin njerzit e emeruar prej tahirit. Rama vete krijoi ne kater vjet nje situate absurde duke tundur nje raport inekzistent te Guardia di Financia, e cila fliste per 99% asgjesim te parcelave te hashashit. Rama u shnderrua ne avokatin me te madh te narkotrafikut dhe kete nderrmarje natyrisht Tahiri kurrsesi smund ta nderrmerte i vetem.

Tashme ndodhemi ne nje situate te tille. Sherbimet partnere duket se jane hedhur ne sulm sepse kupa eshte mbushur, dhe nga kjo smund ta mbroje me as zonja Vllahutin me heshtjen e saj. Hollanda, Gjermania, Italia dhe Greqia si vendet me te prekura kane folur me kohe por me sa duket tashme eshte ora e veprimit. Manipulimet me zgjedhjet mund ti japin atij legiitimitetin per te mbajtur pushtetin ketu, por smund ti japin legjitimitet te mbushe evropen me droge. Nuk eshte e rastit qe pergjimet e Habilajt ju serviren medias nga policia Italiane, nderkohe qe pavaresisht kerkesave nga pala shqiptare nuk i jane dorezuar ende dhe jo pa shkak. Ne shume raste informacioni eshte zhdukur ne sirtaret e qeverise. Thjeshte eshte ceshtje kohe! Tashme eshe Rama qe ska pare asgje akoma!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.