Java Evropiane/ Rama: Procesi integrimit është mbi palët, me fatin e Shqipërinë po luajnë ata që se kuptojnë këtë gjë
Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit për ‘Javën e Europës’ u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar detyrat për hapjen e negociatave.
“Pesë prioritetet 35 kapitujt, të gjitha proceset janë as më shumë as më pak se një udhërrëfyes. Ky proces nuk i rëndësishëm se na e kërkojnë nga Brukseli apo kudo, por se na e kërkon detyra ndaj fëmijëve tanë. Nëse duam t’u lëmë një Shqipëri më të mirë se ajo që gjetëm. nuk ka rrugë tjetër, veçse rrugës së të gjitha reformave që vijnë njëra pas tjetrës si produkt i procesit të integrimit.Për fat të keq jo të gjithë dhe gjithmonë e kuptojmë këtë aspekt. Jo të gjithë e vlerësojmë si një proces ku nuk ka palë, cfarë të na ndajë dhe nuk ka pse ta përfshijmë në të përditshmen e beteja politike apo mosmarrëveshjeve tona të natyrshme. Loja politike me integrimin është lojë me të ardhmen, përfshirja e këtij procesi në hapësirën mes llogoreve të betejës politike është cënim i cilësisë procesit dhe dëm për të ardhmen. Për fat të keq nuk jemi vetëm më, të luajturit me integrimin sepse sikur luajmë ne brenda edhe ata jashtë me ne.Si parti brenda vendit përpiqen ta venë në funksion të axhendës së tyre edhe parti jashtë vendit e shfrytëzojnë në funksion të axhendës së tyre të vogël politike. Të humburit në këtë rast janë shqiptarët.” u shoreh Rama në takimin për Javën Evropiane në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



