E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jehonë në mediat ndërkombëtare
Politikë

Jehonë në mediat ndërkombëtare

Vendimi i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve është përhapur gjerësisht në mediat më të rëndësishme të botës.

 

“Associated Press” shkruan se vendimin, Presidenti e motivon me nevojën për të zvogëluar tensionet politike në vend.

Presidenti Ilir Meta tha se veproi sepse “rrethanat aktuale nuk sigurojnë kushtet e nevojshme për zgjedhje të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse” më 30 qershor.

Agjencia shkruan se mijëra shqiptarë që mbështesin opozitën politike u mblodhën për një protestë anti-qeveritare të shtunën. “Pas perëndimit të diellit, gaz lotsjellës dhe flakë u mjegulluan rrugët e Tiranës”, thuhet në artikull.

Vendimi i Presidentit Meta ka gjetur jehonë edhe në media të tjera të mëdha, si “Washingtonpost”, “New York Post”, Francë 24m, ABC News në SHBA, etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.