E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jemi kthyer në një vend të të marrëve!
Sot

Jemi kthyer në një vend të të marrëve!

Nderkohe qe PS vazhdon fushaten, Hollanda i thote perseri JO hapjes se negociatave me Shqiperine, por i thote PO Maqedonise! Tani te me thote çdo mik e mikeshe e mire qe eshte pjese e PS-se pse duhet te dal te votoj me per ta? 6 vjet ne pushtet dhe vetem JO kemi marre per çdo gje qe ka te beje me integrimin!

Sikur mos mjaftonin JO-te, edhe ate pak imazh te ndryshuar pozitiv qe kishim keto dy vjet na e ka ndyre droga dhe krimi organizuar e kjo fale nje kryeministri qe ne vend te kuptoje qe duhet t’i hap krahun nje drejtuesi/je te ri/re ne PS ose ta fus vendin ne zgjedhje, eshte kthyer sot ne te akuzuarin kryesor per state capture!

E gjithe çka po ndodh sot ne Shqiperi nuk mund te kishte ndodh pa bekimin e Lulit dhe takimi i tyre i vitit te kaluar mbase paska qene shume here me i menduar sesa ç’u duk per qytetaret e thjeshte!

Asnje nga politikanet tane nuk do ta shikoje Shqiperine ne BE, per nje arsye teper te thjeshte! Nese vertete e do e donin, asnje prej tyre nuk do te ishte duke bere çfare po ben sot, duke shkaterruar edhe ate pak shprese qe ky vend mund te kete! Sinqerisht jemi kthyer ne nje vend te te marreve!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.