Jo djal i Zef Dedës por djali i Fahri Balliut më bën për të qeshur!
Bledi Mane
E mori skuadren e Manchester United ne vjeshten e vitit te larget 1986 dhe gjeti jo nje ekip futbollistesh profesioniste e punetore, por nje grup pijanecesh te mbytur nga depresioni. Perveç historise dhe lavdise, skuadra e atehershme nuk kishte asgje te perbashket me futbollin qe po uraganonte ne kontinent. Dhe diti tu depertoje ne mendje, ne inde, ne talent e ne menaxhim. Legjenda, trajneri Aleks Ferguson e ktheu perfundimisht klubin legjendar te Manchesterit ne akademi dhe korporate talentesh, trofesh dhe fitimesh miliardeshe… Ia besuan varietene e humorit “Portokalli” qysh ne fillesat e saj dhe e rriti, e rafinoi, e profesionalizoi e tashme mbetet institutit i patjetersueshem i sarkazmes, energjise pozitive dhe gazit.
Pa skepticizem dhe ekuivoke, Portokallia eshte nje Akademi paralele aktrimi dhe arti ku linden, u rriten dhe vazhdojne te shkelqejne vajza e djem qe ia hoqen ngjyren gri atdheut te tyre dhe kthyen buzeqeshjen ne nje vend te drobitur. Per mua, regjisori dhe producenti Altin Basha mbetet nje Aleks Ferguson i kabarese dhe showt televiziv ne Shqiperi, trampolino nga ku tranzicioni i estradave te rretheve u vertit pa dhimbje drejt nje humori te institucionalizuar. Ikin apo vine aktoret e humorit, e teprojne ndonje here me banalitet, mbeten te vjeter apo ka prurje te reja, qeshim me te madhe apo ofendohen pengmarresit e vendit tone, Portokallia eshte e patjetersueshme dhe unike. Ashtu si futbollistet legjendare te Manchester United nder vite jane shitur e blere nga klube te tjera futbolli jashte apo brenda Anglise, edhe aktoret e Portokallise kudo ku flirtojne dhe tregetojne talentin e tyre, nga kemba nuk e heqin dot gjylen e rende te skllavit te humorit.
Eshte ajo gjylja e rende qe ua kane lidhur te pupla e kembes jo per ti frenuar me gravitetin e shfaqes ku shkelqyen, por eshte gjylja e rende e mirenjohjes nga nisen karrieren dhe famen.
Miliarda fitime kane qarkulluar neper vite futbollistet e Manchesterit, miliona kane fituar e do fitojne nder vite aktoret e Portokallise. Natyrisht haku dhe puna e tyre vleresohen por sikur ta latonin famen edhe me doza mirenjohjeje do dukeshin me bukur. Aktoret le te ikin e te rinj le te vine. Humori nuk eshte tapi e patrashegueshme. Ne kemi nevoje te qeshim por keto kohe une personalisht shoh se Portokallia po konkurohet nga nje tjeter estrade amatore.
Ky parlament i ri qe do kemi keto kater vjet do ia zbehe pak shkelqimin Portokallise. Agroni i Vlores, Vajza e Azemit, Vali e Feritit, Ervini i Lozhanit, Grida e Lulit e te tjere mysybeter do te na gajasin me proçkat e tyre dhe do te jete gajasje me kosto te larte. Ata paguhen me taksat tona ndaj dhe ne me taksat tona do tallemi. Te pakten Portokallia eshte nje sipermarrje private dhe nuk i vjedh askujt leket, por vjedh vetem kohen. E nese merziteni me Portokalline mos shikoni gje tjeter perveç Parlamentit.
Me mire qeshni me trashesine e ceketise se trurit te djalit te Fahri Balliut sesa me cinizmin e trashe te djalit te Zef Dedes. Vetem dy zgjedhje keni ne dore, Portokalli ose Parlament, te tjerat jane si pafillat e ndryshkura qe shperndante Bujar Nishani!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




