E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Jo Rama, po Skënderbeu i vërtetë të vijë nuk qeveris dot vetëm në 2019”
Sot

“Jo Rama, po Skënderbeu i vërtetë të vijë nuk qeveris dot vetëm në 2019”

Analisti Armand Shkullaku thotë se jo Edi Rama, por as Skënderbeu i vërtetë nuk mund të qeveris i vetëm në vitin 2019.

shkullaku

 

Sipas tij, opozitës nuk i konvenon të bllokojë procesin zgjedhor të 30 qershorit, të cilin ai e konsideron farsë.

“Nëse kjo opozitë është kaq e parëndësishme që nuk ka asnjë vlerë, që kjo opozitë është vetëvrarë, ka djegur mandatet, ka bërë harakiri, ka ikur në punë të vetë, çfarë e shqetëson mazhorancën që thotë na ka ndikuar kriza tek raporti me Bashkimin Evropian.

Kur ky njeri është i parëndësishëm pse duhet të ulesh me të? Ulu me Rudina Hajdarin, ulu me Kujtim Gjuzin, ulu me kë të duash dhe zgjidhim këtë problem dhe t’i japim Shqipërisë pluralizmin e merituar. Mendimi im është që nuk duhet të ketë përplasje.

Unë them që opozitës nuk i konvenon që ditën e zgjedhjeve më 30 qershor të bllokojë një proces farsë. Rama thotë nuk negocioj 30 qershorin dhe opozita thotë nuk e lëshojmë 30 qershorin. Jo Edi Rama, po Skënderbeu i vërtetë të vijë nuk qeveris dot vetëm në 2019. Unë prandaj thashë që sa më vonë ta japi dorëheqjen, më mirë është, të marri disa Arta Marku, le të marri disa gjykata, le të marri disa prokurori, le të marri disa bashki, le t’i marri të gjitha. Sa më shumë të marri, fundi dihet.

Dhe është e mirë për këtë shoqëri ta pësojë edhe njëherë kështu që të vënë mend. Pse nuk duhet opozita të bëjë dhunë? S’ka nevojë. Ky është një autoritarizëm karikatural. Sado që mundohet të imitojë Erdoganin, nuk është ai lloj. Opozita duhet ta kthejë në një festival karnavalesh. Le të dali, siç dilnin atëherë me daulle në 07:00 të mëngjesit, që votohej 99.999%. Atij (Enverit) ia tërhoqën bustin zvarrë mbasi vdiq. Kurse mund të ketë politikanë që mund të tërhiqen zvarrë për së gjalli. Nëse një politikan mendon që mund të shkojë i vetëm të dominojë gjithë pushtetet, mos lërë asnjë hapësirë demokratike, sigurisht që mund të përfundojë ashtu”, u shpreh Shkullaku në “Opinion”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.