E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jo vetëm bukë e cirk  por dhe bir kur…llik!
Sot

Jo vetëm bukë e cirk por dhe bir kur…llik!

Armir Shkurti

Besoj se Bardh Spahia ka bërë gati dje ceremoninë e celebrimit të Luizit me Kjarën. Në mes të Shkodrës. Një karvan pa krye pa fund shkodranësh ta merrte nga Tirana e ta çonte me pompozitet në qendër të qytetit të lindjes. Sot, “e dile”, kurorëzimi në kishën e madhe. Pastaj, me paratë e mbledhura nga bizneset dhe qytetarët ( nën kujdesin e Bardhit ) ta nisnin në një muaj mjalti përrallor diku …….

Mirëpo nuk do ta ketë lënë produksioni Bardhin. Lojën e kapi Lali, që 1 javë para votimit i vuri edhe qershinë edhe tortën fushatës së tij me celebrimin e mesnatës së 6 – 7 majit.

Momenti i kurorëzimit të një çifti është i shenjtë. Në çiftin më të famshëm të momentit, në audiencën më të madhe në vend, del e merr protogonizmin kryetari i bashkisë së Tiranës. Pikërisht se është i shenjt ky çast, çdo koment për Lalin humbet fuqinë.

A më erdhi inat?
Plasje!

  • “Bir kurve”! – thashë me vete , në kuptimin e figurshëm ” i shkathët, i zoti”. Ai dhe ata që e ideuan këtë skenar. Një publicitet brilant një javë para votimit. Ishte pjesë e show – t dhe hallall lekët atyre që famën e Luizit dhe audiencën e BBV ia shitën ( uroj me çmimin e duhur ) atij që diti ta marrë atë protogonizëm!

Këtë fushatë pushteti e nisi me tallava, me atë “ta hongsha”, vazhdoi me ahengje kudo në Shqipëri dhe e kurorëzoi me spektaklin e djeshëm. Bukë e cirk si këtë rradhë nuk mbaj mend, qysh kur kam lindur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.