Jonila Godole: Pse 30 qershori do kujtohet si dita e demokracisë së rrezikuar
Pedagogia, Jonila Godole ka deklaruar se 30 qershori do të kujtohet si dita e demokracisë së rrezikuar.
Pedagogia në një status në Facebook thekson se në vitin 1933 Stefan Zweig, shkruante se armiqtë e demokracisë operojnë me gënjeshtrat dhe me frikën.
Ndërkohë që Godole shton se në 1933 zgjedhjet i fitonin duke e denonizuar kundërshtarin si armik.
“Por, kush do ta mendonte se 27 vjet pas zgjedhjeve te para te lira, do te riktheheshin votimet dhe propaganda e llojit „votat tona plumb per armikun“?! Ja qe po ndodh!!!
⛔votimeve si ne kohen e Dulles!”, thekson Godole.
Statusi i plotë i Jonila Godoles
“Stefan Zweig shkruante me 1933 se armiqtë e demokracise operojne me genjeshtrat dhe me friken, dhe zgjedhjet i fitojne duke demonizuar kundershtarin si armik.
Genjeshtra dhe Frika – si thelb i propagandes me te cilat operohej atehere, por edhe sot ne politike.
30 qershori p.sh. do kujtohet gjate si dita e demokracise se rrezikuar, kur nje sistem i tere politik ngrihet mbi vjedhjen e vazhdueshme te votes dhe injorimin e institucioneve; mbi frikesimin 🤐 dhe denigrimin e kujtdo qe del kunder propagandës qeverisese dhe mbi uzurpimin e shtetit nga nje klase politike e korruptuar moralisht dhe materialisht. Opozita jashte parlamentit eshte gjithashtu pergjegjese per situaten ku ndodhemi sot dhe rehabilitimi i saj ne nje force te besueshme do kerkoje kohe dhe vizion.
Por, kush do ta mendonte se 27 vjet pas zgjedhjeve te para te lira, do te riktheheshin votimet dhe propaganda e llojit „votat tona plumb per armikun“?! Ja qe po ndodh!!!
⛔votimeve si ne kohen e Dulles!”, thekson Godole.




Për të marrë në kohë reale la
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



