E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ju flet Tirana, po japim lajmet!
Sot

Ju flet Tirana, po japim lajmet!

Lutfi Dervishi

Edicioni Qendror i lajmeve

Po e nisim këtë edicion me një lajm të mirë nga ekonomia.
Siç njofton Kryeministri në facebook Shqipëria ka vendosur rekordin e radhës.

4 MILIONË PASAGJERË në Aeroportin “Nënë Tereza” janë një rekord absolut, i cili flet më shumë se 1 milionë fjalë për transformimin në vazhdim të Shqipërisë dhe një arritje e jashtëzakonshme, që premton kapërcimin e tavanit të 6 MILIONË pasagjerëve deri në fund të këtij viti, çka do të thotë aeroporti kampion në një rajon ku e kemi nisur ngjitjen nga vendi i fundit, me rreth 350 mijë pasagjerë në vit, kur morëm mandatin e parë për të rilindur Shqipërinë thotë kryeministri, duke nënvizuar slloganin #VetëmPërpara.

Ky njoftim në facebook i Kryeministrit është bërë share nga kabineti qeveritar dhe 1324 persona të tjerë. Postimi ka marrë 8 400 pëlqime deri në momentin që po flasim. Nga regjia më njoftojnë se numri i pëlqimeve mberriti në 8401. Qindra komente entuziaste pasojnë këtë postim.

Vijojmë edicionin me lajme pozitivr

Nga lajmet nga turizmi veçojmë jehonën në vendet e BE të bumit turistik të Shqipërisë. Sipas njoftimit në instagram të kryetarit të Qeverisë:
❤️Jehona e suksesit bombastik të Shqipërisë Turistike vazhdon dhe këtë herë janë fqinjët e një vendi superstar në turizëm, Kroacia, ku televizioni RTL i jep një hapësirë të papritur surprizës shqiptare që po tërheq vëmendjen e mediave botërore 🇭🇷🗞️📺

🇭🇷22 mijë vizitorë kroatë kanë frekuentuar Shqipërinë deri në korrik të 2023, 41% më shumë se viti i kaluar 😉🏖️🦅#VetëmPërpara➡️🇦🇱.

Në lajmet nga rajoni veçojmë një rituit të Kryeministrit që përcjell njoftimin fantastik që qytetarët e Arabise Saudite mund të udhëtojnë në 8 vende; (Maldivet, Tajikistan, Azerbajxhan, Uzbekistan Kirgistan, Gjeorgji, Afrika e Jugut dhe Shqipëri) vetëm me vizë elektronike.

Në lajmet nga Sporti:
“Roma e Murinjos zbret në Tiranë për mbrëmjen e sotme në Air Albania Stadium.”
Ky postim në instagram ka marrë 6700 pëlqime.

Një tjetër lajm që ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve dhe redaktorëve tonë nga fusha e sportit është dhe njoftimi që sapo bëri në tik tok kryeministri.

“dhe nga fusha tjetër e re në Kamëz, ku do të stërviten fëmijë e të rinj që dashurojnë futbollin, ndërkohë që të tjera fusha po bëhen gati në Shkodër, Lezhë, Lushnjë, Fier, Roskovec e Berat, ju uroj një fundjavë të mbarë.

Para se të ju urojmë një fundjavë të mbarë, po ju njohim me motin sot dhe parashikimim për nesër.

Zyra e Kryeministrit bën me dije se në vendin tonë, valëzimi në bredet do të jetë mesatar ndërsa moti do të jetë i vranët në veri dhe me kthjellime në Jug

P.S. 1. të gjitha lajmet e dhëna më sipër janë marrë “copy -paste” nga postimet e Kryeministrit.

P.S. 2. Më 2013 kanë udhëtuar 1.76 milione udhetare dhe jo 350 mijë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.