E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ju prezantojmë me vajzën e Cristiano Ronaldos, e vogël por një yll kopertinash
Uncategorized

Ju prezantojmë me vajzën e Cristiano Ronaldos, e vogël por një yll kopertinash

Më 12 nëntor Cristiano Ronaldo u bë baba për herë të katërt dhe lajmin e bukur e dha vetë ylli portugez nëpërmjet një fotoje në Instagram, e cila shumë shpejt u rendit në fotot më të pëlqyera për 2017.

Ndryshe nga shumë personazhe të tjerë të famshëm, Ronaldo nuk ka nguruar që të postojë foto të fëmijëve të tij në rrjetet sociale, jo vetëm një pjesë të këmbës apo doçkave të vogla, siç shumë prej tyre e bëjnë, por na ka treguar edhe fytyrën e tyre. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me Alana Martinën, e cila ndonëse nuk i ka bërë ende një muaj, është bërë pjesë e kopertinës së një prej revistave prestigjoze, ‘Hola’.

Në kopertinë, kësaj herë nuk është familja e madhe, por vetëm Georgina dhe vajza e vogël. Është ende herët për të thënë se me kë ngjason më tepër vogëlushja, por nuk mund të mos themi që është shumë e bukur.

Ronaldo është baba i katër fëmijëve, Ronaldo Jr, binjakëve Eva Maria dhe Mateo, nga nëna surrogate dhe vogëlushes së sapo ardhur në jetë, Alana Martina me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.