JUGOSLLAVIA E RE SI SILIKON PER BUZET E VUCIC DHE KOSTUMI ME ATLETE TE BARDHA
Alfons Zeneli
Ja me ke do e beje Jugosllavine e re Edi Rama : Aleksander Vucic- ish minister informacioni i Milloshevicit, Ivica Dacic- zedhenes i Milloshevicit ,Tomislav Nikolic- bashkqeverises i Milloshevicit i cili se fundmi nga poltroni presidentit te Serbise deklaroi se bashke me dy djemte eshte i gatshem te shkoje e te luftoje ne Kosove dhe se shqiptaret duan shekuj te behen njerez. Pervec ketyre ka dhe qindra e mijera plotikane e aktiviste dhe sidomos prifterinj ordodikse serbe te gatshem te japin jeten ne luften per shfarosjen e “majmuneve” shqiptare dhe ripushtimin e “djepit serb”, Kosoves.
Per t`u “cuditur” ! Sa here qe ujerat gjeopolitike ne Ballkan levizin ne favor te shiptareve, na dalin ne skene “jugosllavite”, konfederatat ballkanike, unionet doganore ballkanike, kozmopolitizmi, internacionalizmi ekonomik e gjithfarelloj kooperativash nacionale. Ne te gjitha rastet per themelimin e ndermarrjeve te tilla jane perdorur argumente te tipit “Bashkim vellazerim”. “..bashkimi ben fuqine”. “te bashkuar mund te shkojme dhe vetem te bashkuar mund te arrijme, “` ta hedhim pas te kaluaren”, “ta harrojme urrejtjen” , ” te gjthe jemi pergjegjes qe Ballkani eshte fuci baruti”, “e ardhmja jone eshte e perbashket”, “nuk ka paqe pa marredhenie te mira (lexo: vellazerore) me Serbine” dhe me dhjetera te tjera te cilat rrahin ne te njejtin vend. Se pari, do te pyesja lidhur me “harresen e te kaluares”. A i kane harruar europianet krimet e nazizmit edhe sot pas 70 vjetesh?
JO. E pra, sot as nuk ka me naziste sepse kane vdekur te gjithe prej Perendise, as parti naziste nuk ka. E megjithate lufta, denimet dhe urrejtja e drejte ndaj nazizmit gjallon neper koken e demokracise europiane. Nuk kam degjuar deri me sot qe ndonje qeveri, praktike, politikan, parti politike apo cfardolloj organizmi tjeter ta fale nazizmin dhe krimet e tij. Gjermania pagoi. Jetet humbura sigurisht nuk kthehen me pas por ama pagoi aq sa qe e mundur. Qeveritaret dhe politikanet gjermane edhe sot e kesaj dite shfrytezojne cdo rast te mundshem per te kerkuar falje per krimet qe kryen paraardhesit e tyre 7 dekada me pare edhe pse keta te sotmit nuk kane kurrfare lidhjeje fizike, morale, ideologjike dhe politike me ta.
Ndersa politika e sotme serbe, qeveria dhe presidenca jane plot e perplot ish funksionare te larte, shume te larte te regjimit gjakatar te Milloshevicit i cili per ne shqiptaret eshte shume me i zi se sa Hitleri. Te gjithe kreret e sotem te politikes dhe qeverisjes serbe jane urdherdhenes ose urdherzbatues te krimeve satanike qe u bene mbi shqiptaret. Asnje politikan, qeveritar apo individ serb nuk ka kerkuar falje der me sot per krimet e kryera ndaj shqiptareve. Nje gje e tille konsiderohet blasfemia me e rende kombetare ne Serbi. Cdo njeri, kushdoqofte ky, lincohet dhe masakrohet nga politika por dhe nga publiku serb nese guxon te shprehe ndonje ndjesi sado te vogel pendese per krimet monstruoze qe te gjithe serbet si nje trup i vetem kryen mbi shqiptaret.
Une nuk jam per revansh kunder serbeve e as per t`iu shpallur lufte. Por mendoj se nje qeveri me dinjitet minimal dhe nje komb me dinjitet minimal, nje shoqeri apo nje komunitet njerezish qe te pakten e kane moralin dhe cipen mbi nivelin e vemjes, duhet qe t`i vendosin kushte te ashpra Serbise. Shqiptaret duhet te jene te gatshem e te pranojne bashkepunim me Serbine vetem pasi presidenti dhe qeveria e saj te kerkojne falje zyrtare publike per krimet e kryera prej vete atyre dhe pasi te njohin shtetin e Kosoves. Perkunder kesaj politike, qeveria e Tiranes ka zgjedhur te defrehet me “shakate e kripura” te kryeministrit. Tani po qarkullon per zbatim unioni doganor. Nje mutacion i radhes i jugosllavise, nje sofistikim i frikshem i bashkim vellazerimit dhe internacionalizmit proletar.
Nuk ka asnje ndryshim nga lodrat e vjetra europiane per te misheruar cmendurine e endrrave sllave dhe per te qetesuar ariun rus. Vetem se kesaj radhe ne vend te Frances, duket se po gatuan Gjermania. Vizitat pa precedent, pa vlere por perkundrazi turperuese te k/ministrit tone ne Beograd nuk mund te ishin pa kuptim dhe thjesht dekorative. Sigurisht qe kishin prapavije dhe si qellim pergatitjen e kushteve per “bashkim vellazerimin” e ardhshem, pra pikerisht kete qe u trajtua edhe nga Rama edhe nga brate Sandri ditet e fundit ne Trieste. Projekti ne fjale synon bashkimin doganor. Fiks sic po ndodhte fill pas L2B kur Tito me Enverin per te njejtat arsye po kryenin te njejtin akt. Athere ky lloj bashimi qe per fat nuk zgjati, solli nje eksod te frikshem te vlerave monetare shqiptare drejt Jugosllavise. Nga ana tjeter, izolimi dhe varferimi i shteteve shqiptare te Ballkanit eshte i vetmi qellim i Serbise dhe aleateve te saj te cilet po shtohen fale dhe qendrimeve te perturpshme te qeverise shqiptare ne ringun e gjeopolitikes dhe diplomacise europiane.
Nga ana tjeter ky qendrim i qeverise shqiptare po i lekund dhe aleatet tane te natyrshem. Lavdet e perjargura ne drejtim te brate Sandrit dhe vreri ndaj Presidentit Trump nuk ishin thjesht lajthitje dhe eufori apo shperthime rastesore emocionale por tabea rrugore qe tregonin se per nga po e drejtonte timonin e “zisit” te Shqiperise Edi Rama. Ne kete lojen e bashkimit dhe te teorise se “duhet te jemi te bashkuar” pasi Europa na do bashke e jo vec e vec, ka dhe nje kontradikte “te vockel”. Nese bashkimi eshte i mire, athere perse bashkimi i shqiptareve me shqiptaret qenkerka rrezik per Ballkanin dhe Evropen ndersa bashkimi i shqiptareve me serbet qenkerka ilaci magjik i paqes? K/ ministri yne, nuk eshte se s`i kupton.
Atij thjesht nuk i intereson asgje perpos pushtetit te vet dhe sfilimit ne pasarelat e takimeve politike europiane per te reklamuar “tangat” dhe “recipetat” e hireve te bashkepunimit rajonal. Per k/ministrin tone, ardhmja e kombit vlen me pak se sa shendeti i buzeve te Sander Vucicit, me pak se rehatia e tyre si cift neper resortet e Turqise. Shihni me vemendje buzeqeshjet e lumtura ne fytyren lozonjare te Rames dhe hijen sarkastike mbi fytyren e Vucicit. Shihni se cfare justifikimesh dhe frazash qe ne thelb jane poshteruese per shqiptaret nxjerr k/minisri yne nga goja. Ne te gjitha deklaratat ka nje te pavertete te frikshme, nje hile turperuese dhe poshteruese per shqiptaret, nje kumt kriminal dhe pervers. Ne te gjitha rastet tenton qe konfliktet, lufterat, pergjakjen dhe gjithka tjeter te zeze qe ndodh e ka ndodhur ne Ballkan, t`i nxjerre si pasoja te nacionalizmit te te gjithe kombeve ballkanike.
Perpiqet qe te krijoje pershtypjen se serbet kane bere ca gabime por dhe ne shqiptaret nuk jemi me te mire se ata. Kjo eshte fatale. Verini re dhe qendrimet europiane: te ulen gjakrat, te harrohen merite, te hiqet dore nga urrejtja. Kujt ia drejtojne ne shumes kete keshille? Shqiptareve, kroateve apo boshnjakeve? Cfare gjakrash te ulin shqiptaret? Cilen urrejtje te lene pas shqiptaret? Atheter perse NATO dhe USA sulmuan ushtarakisht dhe bombarduan vetem Serbine? Me kujtohet kur komandot greke sulmuan posten kufitare te Peshkepise ne Gjirokaster ku u vrane oficere dhe ushtare shqiptare. Nje gazetar lepires profesionist i deres se ambasades greke shkruante, dmth e analizinte ngjarjen keshtu : “Nje proverbe greke thote se kur dy veta zihen, te dy kane faj”. Dmth nese komandot greke hyjne brenda kufirit tone dhe vrasin ushtaret ne gjume, kane faj te dyja palet. Edhe vrasesit edhe te vraret.
Keshtu mendon dhe qeveria shqiptare: qe ne konfliktin serbo-shqiptar, te dyja palet kane faj. Pra edhe ushtaret, paramilitaret serbe te bekuar nga kisha ortodokse serbe edhe grate shqiptare me barqe te care, edhe foshnjet apo pleqete shqiptare te kalbur pyjeve.
Eshte disata here ne histori qe “paqja” ballkanike, paqja e prishur dhe e pergjakur nga serbet, tentohet te viret mbi kurrizin e viktimave te perhershme, mbi kurrizin e shqiptareve. Keshtu po ndodh dhe tani. Por megjithate, k/ministri yne tenton te na mbushe mendjen se po fryn nje ere e re. Sandri dhe qeveria serbe jane transformuar. Kemi nje klime te re. Sandri eshte si shpirt. Sllobodani ka vdekur. Te ndertojme Ballkanin e perbashket. Por a ka ndryshuar gje vertet tek serbet?
Ja: Aleksander Vucic- ish minister informacioni i Milloshevicit, Ivica Dacic- zedhenes i milloshevicit ,Tomislav Nikolic- bashkqeverises i Milloshevicit, i cili nga poltroni i presidentit te Serbise deklaroi se bashke me dy djemte eshte i gatshem te shkoje e te luftoje ne Kosove dhe se shqiptaret duan shekuj te behen njerez. Pervec ketyre ka dhe qindra e mijera plotikane e aktiviste dhe sidomos prifterinj ortodokse serbe te gatshem te japin jeten ne luften per shfarosjen e “majmuneve” shqiptare dhe ripushtimin e “djepit serb” :Kosoves. Keta jane te gjalle, keta jane ata qeverisin edhe sot Serbine, keta na perqeshin nderkohe qe neve na duhet te vellazerohemi, moterzohemi, te puthemi, te martohemi dhe te lindim femijet e urte te konfederates ballkanike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



