E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jul Deda: Ikën  të gjithë
Sot

Jul Deda: Ikën të gjithë

Largimet e fundit te disa prej aktoreve,  nga spektakli i njohur ne Top Channel Tv ?  ka shtyre te shkruaje nje status dhe ti beje bashke ne nje foto te gjithe te “ikurit” duke bere me faj ” te pagabueshmin” regjisor Altin Basha.

Pas lajmit se Flor Binaj, polici i Portokallisë do të largohet për mosmarrëveshje, publiku i spektaklit më jetëgjatë të humorit, u trondit. Dhe me të drejtë. Ku shtyhet Portokallia pa policin, Ed Ramën dhe 1001 fytyrat e aktorit më simpatik të mbetur në Portokalli? Këtë mesaduket e kuptuan ne kohë, drejtuesit e televizionit Tch dhe i kërkuan aktorit të kthehet. Por kushtet e Binajt ishin të panegociueshme. Aktori  kërkonte të drejtat e autorit për rolet e tij ne spektakël, aktor dhe autor i të cilave është vetë. Kjo do të thotë shumë klikime në “Youtube” dhe shume para për klikimet, që i merr Flori, jo me “TCH”. ME 1 tetor  Flor Binaj, nuk do të mungoje. Por pas kësaj, gjithkujt mund t’i lindë e drejta të kërkojë të drejtat e autorit dhe ka të drejtë.

Julian Deda

Iken te gjithe.

A i mbani mend keto aktore te talentuar, qe shperthyen ne fillimet e nje epoke te re te humorit ne kete vend? Sa shume pune, sa shume mund per te ngritur ne kembe nje spektakel dhe per te marre gjithe dashamiresine e publikut, te cilin e kemi vleresuesin me te sinqerte ne kete jete. Shikojini me vemendje, disa u larguan nga pakenaqesia, disa u hoqen me arrogance. Nuk me vjen aspak mire per kete qe do them, por tashme tabloja eshte e qarte, iken te gjithe. Po ta vini re, nga e gjithe trupa e pare e atij spektakli nuk ka mbetur me asnjeri aty, me perjashtim te mikut tim Marin Orhanasi (qe i uroj suksese ne vazhdim). Por pyetja eshte: pse? Gjithmone ka patur nje tendence nga ana e regjisorit aktual dhe njerezve rreth tij, per te bere me faj aktoret e larguar, duke i quajtur mosmirenjohes, te paafte, te deshtuar apo me lloj lloj epitetesh. Por pyetja qe shtroj une sot eshte: te gjithe ne qe ikem paskemi faj dhe ky zoteria qenka i kulluar? Te gjithe aktoret paskan qene njerez te keqij dhe regjisori paska qene engjelli mbi toke? Ne ishim te paaftet ketu, apo ky ishte i paafte ta mbante trupen te bashkuar? Besoj se u sqaruam me ne fund. Hajt tung.

P.s. I kerkoj ndjese kolegeve ne foto, qe e kam bere kete shkrim pa lejen e secilit, por nuk rrija dot pa e thene..! ??

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.