E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jul Deda : “Ngulni pemë me Erin … disave i kishte dhënë nga 3000 euro”.
Sot

Jul Deda : “Ngulni pemë me Erin … disave i kishte dhënë nga 3000 euro”.

Aktori i njohur Julian Deda përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj lidhur me mbjelljen e pemëve në Tiranë.

Veliaj prej disa javësh shfaqet duke hapur gropa për mbjelljen e pemëve, ndërsa në jo pak raste nismës së tij i janë bashkuar artistë, aktorë, apo figura të njohura publike. Dhe duket nga këto raste ka reaguar edhe Deda me postimin e tij në rrjet.

“Sot paradite takova rastësisht në rrugë një kolegun tim, jam i sigurtë se të gjithë e njihni, i cili me thotë, “po ti pse nuk shkon të mbjellësh një pemë me Erin, është çun i mirë. Shko o burrë, se të gjithë vajtëm. Madje disave i kishte dhënë nga 3000 euro”.

E pashë një herë, pastaj i thashë, “po ti shko apliko më mirë për kredi të butë, se me këtë lgbt-llek që të ka hipur, e merr direkt”.

P.s. Po ju jap një ndihmë, ky kolegu im është gjynah…!”, shkruan Deda në rrjetin social.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.