Jul Deda nuk mban më :Ne jemi popull “Kush të rref të do”
Jul Deda ka ironizuar rende mosreagimin anë te nje statusi ne FB
| Julian Deda |
Ja, këto jemi ne…!
Ne duhet te jemi populli i vetem ne planet, që perdorim dhe e besojme, fjaline e “urte”
“q… nënën te te thote baba”.
Tani besoj e kuptojme perse na dhunojne?! Sepse na pelqen. Na shijon. Adhurojme te rrime nen presion dhe ata e bejne per te na mbajtur nen tutele. E kane bere 50 vjet rresht, pse te mos e bejne perseri, te njejtet jane?!
Ne themi edhe “kush te rreh, të do”.
Ja, keto jemi ne, sa me shume na arrestojne, internojne, burgosin, sa me shume na shtypin, aq me shume i votojme i duartrokasim, madje i thurim edhe kenge.
Ja, keto jemi ne, qe kamzhikun brinjve e quajme…”po ben shtet”, ndersa larg qofte ndonje rritje rrogash, e quajme “legeni, e ben se do vota”.
Ja pra keto jemi ne….fatkeqesish. ?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



