Julian Deda: O Shoku Tritan deputeti, edhe ti je xhakete e vjeter ne PD
Anetari i Keshillit Kombetar te PD-se, Julian Deda ka shperthyer kunder deputetit Tritan Shehu, i cili kundershtonte propozimet e Patozit, lidhur me ecurine e PD-se.
Reagimi i Dedes
Po lexoj se nuk i paskan pelqyer shokut Tritan propozimet per ndryshime ne statut. Per me teper nuk i pelqeka fare, qe dikush te kontriboje ne rifutjen ne shina te PD. Deshe emra ne fund te fletes? Ja, une jam nje nga ata. Te pelqej?
Po mire more shoku Tritan, more shoku deputet, na thuaj pak si behet? Na thuaj pak, nese te pelqen apo jo menyra se si u trajtuan koleget e tu duke u shperfillur, kurse ti, edhe pse je e njejta xhakete e vjeter, e kalove lumin pa u ndjere (kush e di pse)? Apo meqe je vete deputet dhe kjo mjafton per te treguar devotshmeri ne te mire e ne te keq ndaj pronarit te partise?
Gjithsesi, duhet te dish se ne kete deklarate nuk ka asgje te keqe, perkundrazi synohet forcimi dhe bashkimi i njerezve te kesaj partie ne nje qellim te vetem, ne sjelljen e kesaj force politike nje dite ne pushtet.
Ndryshimi mes nesh eshte, se per ty dhe te tjere aty rrotull Lulit, kundershtari jemi ne qe mendojme ndryshe, kurse per ne kundershtari eshte vetem Edi Rama.
P.s. Ehhh…gjynah.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



