E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Julian Deda pyet:Si përfundim çfarë fitoi PD?
Sot

Julian Deda pyet:Si përfundim çfarë fitoi PD?

Ne nje shkrim Julian Deda ka nje pyetje per PD dhe opoziten:

Lulzim Basha i ka cilësuar si fitore të gjitha zhvillimet politike në kuadër të aksionit opozitar deri më sot, por duke harruar një detaj të vogël. PD i ka humbur zgjedhjet e 25 Qershorit. Ato padiskutim që nuk janë një proces model, por Edi Rama me djallëzi politike e di mirë dhe e tha edhe para zgjedhjeve që me krijimin e qeverisë teknike pas 25 Qershorit nuk kishtë më fjalë. Dhe koha i dha të drejtë. Përveç nëpërdhëmbjeve anonime për blerje votash nga zyrtarë të opozitës, asgjë konkrete dhe reale deri më tani nuk është bërë nga opozita për të denoncuar fenomenin. Shpresa e fundit është raporti teknik i ministrave mekanikë. Ata ishin aty për ta parandaluar një fenomen të tillë, por rezultati i punës së tyre mesa duket do të kulmojë vetëm me një raport sesi ata dështuan ta pengonin këtë masakradë zgjedhore. Pra në dhjetëra fitore të pretenduara nga Basha, ato qartazi sot janë si të Pirros, humbja është e madhe. E madhe sa një disfatë historike që PD nuk e ka njohur kurrë as në ditët e veta më të errëta, ato të vitit të mbrapshtë 97.

Duke patur parasysh të gjitha veprimet që përmenda më sipër, gjithë këtë sakrificë politike, lind natyrshëm pyetja: “Si përfundim, çfarë fitoi PD pas gjithë kësaj?” Unë nuk arrij të gjej asnjë benefit, nëse gjeni ju, bujrum! Unë nuk shoh asnjë të mirë deri tani, vetëm përçarje, llafe, sharje, hatërmbetje, paaftësi dhe mbi të gjitha gafa të njëpasnjëshme për shkak të paqartësisë së veprimit në grup.

Ndërsa Edi Rama prej 2013-ës, po kalon nga “fitorja në fitoreje” me skemat e tij ultrapolitike, PD rend përmes “fitoreve” të Bashës nga humbja në humbje. Nëse 25 Qershori i 2017 është zyrtarisht një humbje e madhe për PD-në, zgjedhjet lokale të 2019-ës, me këtë trend duket se nuk do të bëjnë ndryshimin për PD-në. Deri tani fiton vetëm kryetari, ndërsa rrugës firojnë votat e demokratëve. Strategjia politike e PD-së lipset ti japë përgjigje pyetjes së mësipërme jo për atë që lamë pas, por për atë që na vjen sot e në vazhdim. Por një gjë demokratët jam i sigurtë që nuk do duan ta fitojnë kurrë, ata nuk do të duan kurrë një fitore si ajo e Bashës për përballë Edit…, Jo Ramës. Me atë lloj fitoreje ata nuk do të identifikohen kurrë, dhe nëse ajo mund të quhet fitore, ata do të luten që PD-ja më mirë të mos fitojë kurrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.