E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kadare dhe letra qe”demaskonte” Kakune.
Uncategorized

Kadare dhe letra qe”demaskonte” Kakune.

Dritan Laci

Kane gjetur nje leter te Kadarese drejtuar Enver Hoxhes dhe ja ku u gjet edhe sebepi ta gjuajne me gur kush e kush I pari. Gjenialiteti me i madh i Kadarese nuk eshte thjesht vepra e tij, por te kuptuarit ne kohe qe nga ky popull duhet te ikesh me shpejtesine e fotoneve te drites.

Une e njoh Kakunë apo Kadrije Kadarene, motren e Kadarese. Dhe Kakuja eshte tamam-tamam si ato personazhet e “Kronike ne gur”, e shkare qe ne rini te sajen, sikur te ishte rrokullisur ne Sokakun e te Marreve apo nga ndonje cati me pjergulla gjirokastrite dhe te kishte goditur paskoken per te gjithe jeten.

Kur flisja me Kakune ne pune me duket sikur bisedoja me nje personazh te marrë qe papritur kishte dale nga libri I Ismailit. Dhe kur lexoj Kadarene kuptoj qe keshtu jane te gjithe Kadarete. Ndaj kur lexova ate leter, qe shume syresh nxituan ta quanin letren e nje shkrimtari lepires ndaj Enver Hoxhes, kuptova qe ne nje regjim gjakatar gjenialiteti me i madh i nje shkrimari qe kupton qe familja e tij eshte ne rrezik, qe eshte sulmuar ne gjyqe publike per vepren e tij nga masa kolektive injorantesh te nderrmarrjeve, qe ishte cuar per riedukim apo ndryshe njohje e jetes socialiste ne fshat; qe perndiqej nga Sigurimi i Shtetit, e vetmja mundesi per ti shpetuar burgosjes apo ca edhe me keq ishte “te demaskonte” Kakune.

Sepse ai e dinte shume mire qe nje regjim I marrë nuk do merrej me nje Kaku te marrê. Ndaj letren ja shkroi direkt Zeusit. Sepse ai kishte pritshmerine, njohurite dhe nuhatjen qe duke ndjere fundin e tyre tiranet jane kaq tragjik sa duan te vdesin si te tille duke eleminuar edhe ata pak fundem qe nuk kane mundur ti heqin qafe ne te gjalle. A nuk beri Enver Hoxha nje gje te tille me shoket e tij?

Ndaj letren e Kadarese duhet ta shikojme ne kontekstin e kohes ku eshte shkruar. Duke fajesuar nje Kaku te marre ka shpetuar nje familje. Kush nga ju qe hedh gure sot I doli dje Kadarese ne mbrojtje kur tufat e injoranteve donin ta hanin te gjalle pas publikimit te vepres ” Dimri I vetmise se madhe”. Kush?! Kadare e ka pohuar qe nuk eshte disident. Por po keshtu ka kuptuar qe eshte investim I panevojshem te jesh Hero ne nje vend me nje popull si Shqiperia.

Sa me shume njoh popullin tim aq me shume kuptoj perse shume njerez te mencur zgjodhen te jetojne ne nje kulture tjeter. A nuk veproi keshtu Faik Konica, Fan Noli, Mit’hat Frasheri, Sejfi Vllamasi etj etj etj. Ne kete vend me I nderuar je kur je nentoke sepse aty nuk shqeteson kerkend, se sa mbi toke.

A nuk ja hodhem eshtrat Homerit shqiptar At Gjergj Fishtes ne lumin Kir.

Ku ishim kur komunistet percudnuan eshtrat e Fishtes se madh?!! Ndaj e mirekuptoj Kadarene per ate leter, sepse gjenialiteti I tij eshte qe njeh edhe shtypesit edhe te shtypurit. A nuk jane po keta shqiptaret sot?!! Te njejtet servila, frikacake, te pabese, spiuna per hic leke.

( Gazetar i “OPINION”)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.