E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“”Kam frikë mos më vret nusja e djalit, më ka rrahur me okllai”,
Uncategorized

“”Kam frikë mos më vret nusja e djalit, më ka rrahur me okllai”,

Sadetes i bie të fikët në polici

Sadete Gojani është një tjetër viktimë e dhunës në familje. Këtë herë bëhet fjalë për dhunën e ushtruar mbi të nga nusja e djalit, pasi i biri i Sadetes ka përfunduar në burg.
Në një intervistë për TCH ajo rrëfen se nusja e ka rrahur mbi 4 herë dhe nuk ka duruar dot më, e është detyruar të bëjë kallëzim në polici. Ajo shprehet e frikësuar për jetën e saj.

Më rrahu me atë shkopin e pites se ia morën burrin brenda. Kam frikë mos me vret a më mbyt. Më ka rrahur 4 herë dhe nuk mbajta dot më”, – tregon ajo.

Sadetja ka frikë të shkojë në shtëpi dhe qëndron pranë derës së komisariatit, ndërsa gjykata ka dhënë vendim që nusja e djalit të largohet nga banesa, por se si do të zbatohet ky vendim, nuk dihet dhe ndoshta Sadetja do të ndajë sërish çatinë me dhunuesen e saj.

Gjendja shëndetësore e të moshuarës duket e rënduar, ndërsa për shkak të dhunës që është ushtruar mbi të, Sadete Gojani arrin të ulet me vështirësi e i bie disa herë të fikët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.