E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kambanat ranë për ata, që nuk kanë, vesh!!!!
Sot

Kambanat ranë për ata, që nuk kanë, vesh!!!!

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar me një status në Facebook për vrasjen e kësaj të shtune në Shkodër.

Statusi i gazetarit Hoxha si më poshtë:

Ekzekutohen, vëllezerit Ibrahim dhe Astrit Bilali. Viktimat,numer 10 dhe 11 të një seriali vrasjesh,që nisi vetem 8 muaj me pare, me 15 korrik 2018, kur para pallatit ku banonin u ekzekutuan ish-polici Boran Bercana dhe bashkejetuesja e tij, Silvi Ndoci që mbante në prehër foshnjen e saj.

Kambanat e alarmit ranë,per ata që nuk kanë vesh dhe kur s’ke vesh, bilanci dihet…
Kjo e sotmja, eshte thjeshte kronika e nje vrasjeje të paralajmeruar…

Policia e Shkodres, e cila është kthyer ne ndërmarrje funerale, pasi vetëm mbledh kufoma rrugëve te qytetit, deklaron se autoret janë të panjohur dhe kanë ikur në drejtim të paditur…

Vetem 8 muaj, 11 viktima, asnjë vrasje e zbuluar, asnjë emër autori, asnje vrasës në burg.

-Për zinxhirin komandues te policisë së Shkodres: Nëse nuk kujtohet kush t’u largojë nga detyra, behuni burra jepni doreheqjen!!!
Se më keq se kaq,nuk ka ku shkon.

Në të vërtetë,gjithe Shkodra e di,kush jane vrasësit dhe ne çfarë drejtimi kanë ikur, madje dhe në cilën shtepi janë,duke ndjekur lajmet,mbi vrasjen, në tv./ Gazeta Liberale

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.