E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kampioni i Kick Box-it çudit në emision: Jam rrahur nga një femër
Uncategorized

Kampioni i Kick Box-it çudit në emision: Jam rrahur nga një femër

Të gjithë njerëzit që e dinë se Ismail Keta është kampion Kick Boxi nuk do të guxonin t’i afroheshin, e aq më pak të na e merrte mendja se një femër do ta rrihte.

I ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, kampioni ka rrëfyer pa dorashka se është rrahur nga një femër.

“Unë doja të isha gjithmonë i pari dhe bëja gabime, ndaj një trajner më fut të ndeshem me një vajzë. Ajo bënte boks në olimpiadë dhe nga ana teknike, ngaqë përdorte trurin, ishte më mirë se unë.”

Keta tregoi më tej se vajza ishte shumë e talentuar, por kampioni ynë ishte stepur dhe nuk e kishte goditur në mënyrën e tij vetëm për faktin se ishte femër.

“Mua më vinte dhe turp ta godisja alla shqiptarçe. Ajo më goditi disa herë në hundë dhe mua më nisi gjaku. Imagjino çfarë turpi, thosha: ‘Hapu tokë të futem!’ Por ishte mësimi më i mirë,”- rrëfeu Keta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.