E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kancelari gjerman: Do të bashkëpunojmë  ushtarakisht  me Finlandën dhe Suedinë
Bota

Kancelari gjerman: Do të bashkëpunojmë ushtarakisht me Finlandën dhe Suedinë

Gjermania do të rrisë bashkëpunimin ushtarak me Finlandën dhe Suedinë. Kështu ka deklaruar kancelari gjerman Olaf Scholz i cili theksoi se vendi i tij do të mbështesë ratifikimin e shpejtë të pranimit të tyre në NATO.

“Ne do të intensifikojmë bashkëpunimin tonë ushtarak veçanërisht në rajonin e detit Baltik dhe nëpërmjet stërvitjeve të përbashkëta”, u shpreh Scholz.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Lihtenshtajnit, kancelari gjerman thotë se ka besim se Turqia do të mbështesë Finlandën dhe Suedinë që t’i bashkohen aleancës, pavarësisht kundërshtimeve të saj në fillim.

Më herët ai foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe, sipas një zëdhënësi të kancelarit ranë dakord për një zgjidhje të negociuar diplomatike midis Ukrainës dhe Rusisë që do të kërkonte tërheqjen e trupave ruse nga Ukrainë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.