Kandidati i PD kërkon mandatin e deputetit në KQZ
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Lefter Maliqi, ish-kandidat i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë pritet të përfitojë mandatin e deputetit.
Lefter Maliqi prej kohësh është “divorcuar” me Partinë Demokratike dhe ai aktualisht është emëruar ën detyrë si zv.drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Lefter Maliqi ishte kandidat në Qarkun e Beratit i listuar me numrin tre. Por gjatë zgjedhjeve të 2017 ai është konfiktuar me Lulzim Bashën për shkak se nuk e ka vendosur atë në një vend fitues.
PD në Qarkun e Beratit ka arritur të nxjerr fitues vetëm dy deputetë, ndërkohë që Maliqi ishte i listuar si i treti.
CV e Lefter Maliqit

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



