E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kanosën një 34-vjeçar për t’i marrë 200 mijë € në pranga i riu, në kërkim vëllai
Uncategorized

Kanosën një 34-vjeçar për t’i marrë 200 mijë € në pranga i riu, në kërkim vëllai

Kanosën një 34-vjeçar, për t’iu dhënë 200 000 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale, të kryera jashtë vendit, vihet në pranga 35-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pressure”, vihet në pranga shtetasi Altin Dervishi 35 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi Ervis Dervishi.

NJOFITMI I POLICISE

Sekuestrohen 1 automjet dhe 1 motomjet që kanë përdorur vëllezërit për të shkuar në ambientet ku ishte 34-vjeçari, për ta kanosur, si dhe 2 celularë.

Si rezultat i reagimit menjëherë pas marrjes së denoncimit se një 34-vjeçar shtrëngohej nëpërmjet kanosjes, për të dhënë një shumë të konsiderueshme parash, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Pressure”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 35 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi E. D., 31 vjeç, të dy banues në Belsh.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas kanë kanosur një shtetas 34 vjeç, që ai t’iu jepte shumën 200 000 euro, e cila dyshohet se rrjedh nga veprimtari të përbashkëta kriminale, në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve.

Vijon puna për kapjen e 31-vjeçarit, si dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.