E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kanye West këmbëngul se Beyonce duhet t’i kërkojë falje Kimit
Uncategorized

Kanye West këmbëngul se Beyonce duhet t’i kërkojë falje Kimit

Kanye West nuk ka ndërmend të bëjë kompromis me Jay-Z, përveçse nëse Beyonce i kërkon ndjesë për sjelljet e saj Kim Kardashian.

Kanye West, ka vendosur që nuk do të kompensojë shokun e tij Jay-Z, përveçse nëse Beyonce, i kërkon ndjesë gruas së tij, Kim Kardashian, pas sjelljeve të saj snobiste në martesën e Serena Williams.

“Kim nuk ka plane të përpiqet të bëjë ndryshime me Beyonce, ajo ka provuar gjithçka tashmë, kështu që tani topi është duart e Beyonce”, tha një burim ekskluzivisht për HollywoodLife.com.

“Kim nuk ka bërë asgjë, veçse është sjellë mire me Beyonce, dhe ajo sërish i ështp kthyer me arrogancë.Ndonëse çiftet ishin pranë në martesën e Serena Williams dhe duket se po silleshin mire me njëri-tjetrin duket se nuk kishte aspak dëshirë nga asnjëra pale për të rikthyer miqësinë.

Kanye është i inatosur me të gjithë situateën dhe i ka thënë Kim se sa i përket kësaj situate, tani çdo gjë është në dorë të Jay-Z dhe Beyonce për të marrë hapin e rradhës. Dhe nëse ata e bëjnë këtë, ai ende nuk ka ndërmend të bëjë kompromis me ta, nëse Beyonce nuk i kërkon ndjesë Kim dhe fillon ta trajtojë atë me respektin që Kanye beson se ajo meriton. Duket sikur ka ende trazira dhe lufta mes çifteve vazhdon.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.