E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapexhiu: Vijon i hapur tregu për blerjen e deputetëve!
Politikë

Kapexhiu: Vijon i hapur tregu për blerjen e deputetëve!

Bujar Kapexhiu, nëpërmjet karikaturës-pamflet të radhës të botuar në gazetën “Mapo” ka goditur sërish në shenjë, për një fenomen të turpshëm që po ndodh në skenën politike shqiptare pas braktisjes së kuvendit nga PD dhe LSI.

Bëhet fjalë për “tregun e ri” ku blihen deputetë, i cili është hapur pas vendimit radikal të opozitës, për të dorëzuar në bllok mandatet. Në karikaturën në fjalë shfaqet kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla, me thirrjen: ”Blejmë deputetë të rinj”, kurse në tezgën që mban në duar shihen deputetët që kanë pranuar mandatin, edhe pse nuk përfaqësojnë më partitë për të cilat u votua në zgjedhjet e vitit 2017.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.