E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapja e grupit  italo-shqiptar të trafikut të drogës, 15 persona të arrestuar!
Uncategorized

Kapja e grupit italo-shqiptar të trafikut të drogës, 15 persona të arrestuar!

Policia italiane ka goditur një grup kriminal shqiptaro-italian të trafikut të drogës, duke dhënë 15 masa arresti me burg.

Operacionet e policisë italiane janë kryer në Bari dhe Brindisi, ndërsa janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1 milionë euro që i përkisnin pjesëtarëve të grupit.

Të dyshuarit akuzohen për trafikim të paligjshëm të substancave narkotike, prodhim, trafik dhe mbajtje të paligjshme të drogës, pastrim parash dhe armëmbajtje pa leje. Mes të arrestuarve është edhe shqiptari 30-vjeçar, Klisman Curraj, i identifikuar nga mediat italiane.

Hetimet u kryen nëpërmjet përdorimit jo vetëm të veprimtarive të policisë gjyqësore si përgjimet telefonike, analiza e të dhënave telefonike, por edhe ekzaminimi i përmbajtjes së mesazheve të shkëmbyera në platformën e koduar “Sky Ecc”, raporton agjencia e lajmeve italiane.

Rrjeti organizonte transportin kryesisht nga toka falë makinave të modifikuara siç ndodhi në episodin në Francë. Sakaq, në total, në operacion u sekuestruan 127 kilogramë kokainë dhe 142 kilogramë kanabis si dhe 1.3 milionë euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.