Karburantet e Kastratit djegin Portalet e medias
Sot që në mëngjes në Facebook të KM Edi Rama, një qytetar polemizonte me kryeministrin në lidhje me kompaninë Kastrati, në një postim që kishte bërë KM në faqen e tij, “Zero tolerancë ndaj çdo abuzuesi dhe 100% angazhim” me një foto të një karburanti të mbyllur nga tatimet si pronë e Gega OIL.
Shkëmbimi komemteve të KM dhe komentuesit i cili denonconte po ashtu Karburantet Kastrati dhe të tjera biznese të tij si monopol në bashkëpunim me qeverinë, si Rrugën e Kombit, Traun e Rrugës së Kombit e të tjera, u kapën me shpejtësi nga portalet mediatike dhe gazetat on line dhe u publikuan.
Pa kaluar një orë nga publikimi i kësaj replike të KM dhe kometuesit të faqes, u fshinë nga faqja e Facebook te KM dhe nga të gjitha portalet dhe gazetat on line.
Sipas burimit të një portali, operacionin e ka kryer vetë Kastrati, duke kercënuar apo premtuar për pagesa reklame këto faqe apo . . .
Fakti që u fshinë nga FB e kryeministrit dhe nga portalet dhe media on line, tregon se komentuesi ka thënë disa të vërteta që i kanë djegur Kastratit por edhe KM që i fshinë komentet dhe urdhëruan portalet për fshirjen e publikimeve.
Media tregon në këtë rast se nuk është e lirë por e shantazhueshme dhe përdoret si patllake gjobash.
KM tregon dhe ka treguar me kohë që nuk është transaparent, por një njeri i lidhur me njëmijë fije me segmente të trafiqeve kriminale si pastrim paraje duke i dhënë të gjitha privilegjet e pushtetit klientëve të tij dhe duke i kthyer në monopole në shërbim të pushtetit të tij, duke shkatërruar konkurencën dhe ekonominë e vendit deri në rrënim.
Përse ky qënrim i dyfishtë me kompaninë Gega dhe Kastrati?!
A ka ciliseni e naftës dhe benzinës Kastrati Oil?
A ka shlyer detyrimet në tatime Kastrati?
Po e ndihmoj une zotin KM Edi Rama!
Cilësia e benzinës dhe naftës se Kastratit është mazut që po shkatërron jo vetëm makinat por dhe ambientin duke e kthyer ajrin në vdekje prurës.
Sipapas burimeve konfidenciale nga Drejtoria e Tatimeve, Kompania Kastrati ka një dhomë me detyrime të pashlyera dhe evazion fiskal.
Përse KM Rama hesht dhe fshinë fakte të tilla?
Për shpërblimet që merr nga Kastrati, njeriun që e merr me vete në shërbime jashtë shtetit e plot të tjera- e të tjera?
Për të gjitha këto dhe të tjera, Rama duhet të japë llogari! Ndërsa Kastrati duhet ti kthejë shtetit detyrimet tatimore dhe për cilisinë e Naftës dhe evazionin fiskal duhet të merren orgnet përkatëse të drejtësisë e cila merret me cironga por jo me peshkaqenë që po shqyejnë vendin si zhdrejtësi e një anëshme në shërbim të pushtetit Ramës dhe klientës se tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





