E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Karteli kriminal i stomatologeve
Sot

Karteli kriminal i stomatologeve

Prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend janë të detyruara që të bazohen në listën e re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë. Për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, përpara 1 janarit, pacientët duhet të paguanin rreth 2,000 lekë, ndërsa tani me çmimin dysheme që ka vendosur Urdhri i Stomatologut, pacientët duhet të paguajnë rreth 4,000 lekë, ose 60% më shtrenjtë.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe gazetari, Klodian Tomorri ku me anë të një statusi në facebook shprehet se ky është një kartel kriminal i cili ka fiksuar çmimet e shërbimeve në të gjithë vendin.

“Ky vendim është forma më e rëndë e shkeljes se konkurrencës, karteli. Ne kemi një Ligj për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili në nenin 4 thotë se marrëveshjet kartel janë kategorikisht të ndaluara.

Në fakt ligji, nuk është aq i fortë sa duhet. Në rastin e karteleve, ligji parashikon gjobë deri në 10 për qind e xhiros. Por ne vendet e zhvilluara, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kartelet janë vepër penale,” – shkruan Tomorri.

Sipas tij të gjithë anëtarët e Asamblesë Kombëtare dhe JKëshillit Kombërtar të Stomatologëve që kanë marrë atë vendim, sot do të ishin në pranga nëse ky vendim do të ishte marrë në SHBA.

Statusi i plotë:

Karteli kriminal i stomatologeve!
Permes nje vendimi te paligjshem e madje edhe kriminal, Urdhri i Stomatologeve ka fiksuar cmimet e sherbimeve dentare ne te gjithe vendin.

Vendimi i marre nga Ansambleja Kombetare dhe Keshilli Kombetar i Stomatologeve percakton cmimet per cdo sherbim dentar, te cilat sipas tij jane te detyrueshme per cdo dentist ne territorin e Republikes se Shqiperise. Cmenduria arrin deri aty sa qe vendimi eshte publikuar ne faqen zyrtare te Urdhrit me firmen e presidentit, ish kandidat per deputet i Partise Socialiste.

Urdhri i Stomatologeve eshte nje ent publik, qe funksionon ne baze te ligjit nr 127 i vitit 2014. Ne asnje nen te ligjit, nuk i jepet tager urdhrit te fiksoje cmimet e sherbimeve dentare. Dhe nuk ka se si ti jepet sepse caktimi i cmimeve eshte i jashteligjshem.

Ne vendimin e ri te Urdherit, cmimet e sherbimeve dentare jane rritur te gjitha deri ne dy here. Por nuk eshte ky problemi. Ky vendim eshte forma me e rende e shkeljes se konkurrences, karteli. Ne kemi nje Ligj per Mbrojtjen e Konkurrences, i cili ne nenin 4 thote se marreveshjet kartel jane kategorikisht te ndaluara.

Ne fakt ligji, nuk eshte aq i forte sa duhet. Ne rastin e karteleve, ligji parashikon gjobe deri ne 10 per qind e xhiros. Por ne vendet e zhvilluara, perfshire Shtetet e Bashkuara, kartelet jane veper penale.

Nese ky vendim do te ishte marre ne Shtetet e Bashkuara, te gjithe antaret e Ansamblese Kombetare dhe Keshillit Kombetar te Stomatologeve qe kane marre ate vendim, sot do ishin te gjithe ne pranga. Te neveritshem.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.