E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KAS regjistron në zgjedhje PD e  grupit të Alibeajt
Politikë

KAS regjistron në zgjedhje PD e grupit të Alibeajt

KAS ka vendosur për të regjistruar në zgjedhjet e 14 Majit PD e vulës, atë të Enkelejd Alibeajt.

“Alibeaj të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 Majit”, është shprehur KAS.

KQZ fillimisht nuk e regjistroi Partinë e Alibeajt dhe Lulzim Bashës duke kërkuar që kreu zyrtar i PD-së, që figuron në Gjykatë, i cili është Lulzim Basha, të paraqiste një dokument të firmosur prej tij në datën e saktë të zgjedhjeve dhe të rifreskonte delegimin që i kishte bërë Enkelejd Alibeajt duke e kthyer pas regjistrimin e kësaj partie.

Por ishte KAS më pas, i cili e riktheu tek Ilirjan Celibashi ankimimin që bëri Alibeaj në këtë strukturë duke theksuar se drejtuesi i KQZ-së duhet të dilte me një vendim.

Pas daljes të vendimit është kryer ankimimi në KAS dhe sot është vendosur që në zgjedhje të regjistrohet PD e vulës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.