E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kastriot Çipi : Pse do ta padis  Erion Veliajn
Sot

Kastriot Çipi : Pse do ta padis Erion Veliajn

Regjisori Kastriot Çipi i ftuar në studion e emisionit “A Show” në News 24, i qëndron deklaratve të tij kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin thotë se do ta padisë për shpifje.

Sipas Çipit, deklaratat që ka bërë Veliaj, se ky ka marrë para nga shteti për një projekt që se ka bërë kurrë, janë të pavërteta.

“Ka nisur një konflikt civil mes meje dhe atij që e quajnë qeni i sulmit të Ramës. Do ta çoj në gjyq pasi u mundua të bënte shashkën e radhës. Një sulm frontal e bënë edhe mediat afër tij, pasi unë kam qenë një nga zërat kritikë për prishjen e Teatrit Kombëtar. Jam bërë armik i shtetit për shkak të ideve të mia”, tha Çipi.

Sa për akuzën e Veliajt, Çipi tha se historia daton diku në vitin 1999 ku ai ka aplikuar të bëjë një film dokumentar për jetën e Viktor Stratobërdhës.
“Po mundohesha ta kontaktoja dhe e dija që ai ishte në Greqi. Më pas mora vesh se kishte ikur në Kanada. Pra, nuk vinte dot se kishte statusin e azilantit’, tregoi regjisori.

Më tej, ai tha se Teatri kërkohet të prishet për të vjedhur para publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.