KAZANI I LIRISË
Ilir Seci
Lajmi se nji kazan rakie u gjet në burgun e Shënkollit në Lezhë, ishte lajm që u rrëkëllye me fund nëpër portale e rrjete sociale. Lajm qe u distilue nëper analiza e mbushi dopio faqet e gazetave.
Lajm ballë kazani…
Lajm 22 gradësh, safi, pa hile…
Na jena nana e vakive per besë!
Kazan rakie në burg…
Shembujt qe vijne nga tane historia e burgjeve të botes, madje edhe nga letersia me kete teme e tanë botes, jane shembuj te burgosunish që kanë pasë andërr si me futë ne qeli ndonji mjet që ndihmon me u arratisë nga burgu, thikë, daltë, lugë ose pirun tek e mbramja. Se jo të tanë kanë fatin e Kontit të Monte-Kristos…
Na gjajmë mjete tjera me sfidue hapsanen…
Kazan Rakie.
Kazani i Lirisë.
Studiuesit e kriminologjisë thone se kur njeriu mbyllet në qeli, në vitet qe kalon aty nis e ban nje soj vete-reflektimi, nji soj rishikimi te jetes qe e pruni deri aty.
Kohe ka boll.
Gjithkush e perjeton ne menyren e vet ate drame. Dikush shkallon. Dikush bahet fetar. Dikush bahet letrar. Por ne menyre kategorike te tane te denuemit ne qeli kalojne nji faze shpirt-kerkimi ,(soul-searching), dhe vete-reflektojne, per te mire ose per te keq, mundet me qene çdonjana. Si duke të denuemëve ne burgun e Shënkollit, per me realizue shpirt-kerkimin e plote u lypej ndihma e avujve të rakise. Si duket iluminimi qe ata kerkonin ishte pertej dimensioneve te qelisë se burgut si dhe lirisë jashtë qelise. Fakti që ata nuk kerkuen me shti mshehtas ne burg dalta ose thika për me çile tunel e me gjetë lirinë, por kerkuen kazan rakie te jep me kuptue se ata nuk ishin te interesuem per lirine fizike por per ate shpirtnore. Te jep me kuptue se dojshin me kalue nëpër do faza transcendentale dhe në vend të trupit donin me lirue shpirtin…
Athue?!
Me e trajtue esëll këtë ngjarje në fakt vetem dy konkluzione dalin këtu – ose burgu asht ba kaq i lehte sa mungon vetem rakia me ba pallë – ose asht tjetra që si në burg si jashtë njisoj asht keshtu që na bjer edhe nga nji dopio!
***
Se per pak harrova…Kazani i rakise ne burg a ishte i regjistruem me numer shasie apo jo, se para do vjetesh paten qitë ligj me regjistrue kazanat e rakisë!?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



