E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kazani i madh dhe memecëria e mediave “kombëtare”
Sot

Kazani i madh dhe memecëria e mediave “kombëtare”

Mediat kryesore nuk dhanë asnjë lajm për dy gazeta të mëdha (The Indipendent dhe The Guardian) që ngriten alarmin mbi mafien shqiptare, as publikimet e Zërit të Amerikës mbi përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhjet elektorale, as investigimin e BIRN-it mbi shit-blerjet e votave, e madje as incidentin e Kryetarit të Bashkisë në një takim me studentet. Këto nuk janë lajme për kazanin mediatik, i cili zjen vetëm propagandën e Ramës dhe Velisë dhe jo të vërtetat ulëritëse që buçasin ngado. E ndërkohë që Rama qahet e bërtet se mediat po e sulmojnë, duke bërë rolin e viktimës, në fakt, pa këtë kazan atij do i ishte thyer karikia me kohë.

Por ka edhe më keq. Ka dhe një kazan tjetër, edhe më të paskrupullt, që na vjen nga BE-ja.

Pak dite më parë, në Tiranë erdhi prokurori italian i antimafias z. De Raho, i cili ngriti alarmin se Mafia në Shqipëri mund të bëhet investitori më i madh në ekonomi. Praktikisht kjo do të thotë kapje definitive e shtetit nga Mafia, gjë që do të ishte falimentim total për vendin. Por ndërkohë, pas fjalës së tij, zëvëndësuesi i denjë i znj. Vlahutin, Ambasadori i BE-së ne Tirane z. Soreca, u përpoq të sperdridhet me trashësinë e plotë të paraardhëses së tij duke thënë se pret që qeveria të jape “një sinjal të rëndësishëm të progresit që ky vend po bën në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Prokurori po thotë, se Mafia po kap shtetin, ndërsa ambasadori, pa e kundërshtuar aspak atë që tha prokurori, shton se qeveria po bën progres në luftën kundër krimit! Ky, jo që është kazan, por është edhe i shpuar! Edhe qahen pastaj shkrimtarët që hartojnë peticione duke u alarmuar së BE po u kërcënoka nga liderët populistë që punojnë kundër saj. Jo or jo. BE-ja po e gërryen veten nga brenda!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.