KE: Korrupsion dhe propagandë me Fondet e BE në Shqipëri
Shqetësimet kryesore të KE për vendin tonë janë korrupsioni i lartë dhe rrjedhjet masive të të dhënave të qytetarëve pak kohë më parë.
Ditën e sotme, do të jenë pikërisht këto temat e diskutimit në Komitetin e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE. Shqetësimet e Komisionit bien mbi Agjencinë e Propagandës së qeverisë, Agjencinë e Koordinimit të Donacioneve me ministër Ilir Beqajn dhe Agjencinë e Bashkëqeverisjes. Për KE, këto agjenci janë krijuar pa analizuar ndikimin që sjellin në qeverisje. Funksionet e tyre janë të paqarta dhe nuk kanë mekanizma kontrolli dhe llogaridhënieje.
KE do t’i kërkojë qeverisë të hetojë në mënyrë të paanshme dhe serioze rrjedhën e të dhënave të qytetarëve, si dhe të marrin masa për të mos përsëritur incidente të tilla. Kërkohen rezultate në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta hierarkike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



