E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi: Edhe pse  Veliaj ka në kontroll mediat 14 maji do të jetë një betejë e fortë
Politikë

Këlliçi: Edhe pse Veliaj ka në kontroll mediat 14 maji do të jetë një betejë e fortë

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie të Tiranës, Belind Këlliçi, gjatë një bashkëbisedimi me anëtarët e Departamentit “Brain Gain”, ka theksuar se me 14 maj gara do të jetë e fortë.

Këlliçi është shprehur se po aq sa e fortë kjo garë sipas tij do të jetë e pabarabartë për shkak të korrupsionit, duke hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ai ka nënvizuar se Veliaj është aq i pasur saqë kontrollon edhe mediat, por megjithatë Këlliçi thotë se do ta vazhdojë këtë garë për të sjellë një model ndryshe.

“Në muajin mars do të dorëzoj për shkak të ligjit në Shqipëri për t’u futur në betejë për Tiranën. Për t’i hyrë një beteje shumë të fortë dhe të pabarabartë, ashtu siç është e papabarabartë për shkak të korrupsionit. Kryebashkiaku i Tiranës është i pasur saqë kontrollon mediat. Më bie barra për të përcaktuar një model komplet ndryshe”, është shprehur Këlliçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.