Këlliçi jep mesazhin për qytetarët në emision me një autobus të vogël
Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit, ku u fol për profilin dhe pikat kryesore të fushatës së tij.
Këlliçi shkoi në studion e Çanit me simbolikat kryesore të projektit të tij, që janë transporti publik falas, ngritja e 500 oazeve, lulishteve të vogla dhe vendeve të qendrimit në lagjet e Tiranës, si dhe kthimi i Lanës në një koridor të gjelbër, në një lum të pastër ku nuk derdhen ujërat e zeza, e ku do të jetë mundësia të qendrojnë e të çlodhen qytetarët.
Kelliçi ka shpjeguar kostot dhe ka detajuar se si mund të ofrohen këto shërbime. Sherbime që kanë të bëjnë me uljen e kostos së jetesës, dhe me përmirësimin e cilësisë së jetës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



