Këlliçi: Ka ardhur momenti të kemi një model ndryshe në politikë
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliç është shprehur se nuk i trembet të vërtetës sa i përket zgjedhjeve vendore të 14 Majit.
Në një dalje mediatike Këlliçi ka theksuar se tashmë ka ardhur koha të kemi një model ndryshe në politik duke mos mbajtur premtime të parealizueshme, por të bëhen sipas tij ato premtime që janë të mundura për tu realizuar.
“Askush nuk mund të kishte një bilanc katastrofik. Unë nuk i trëmbem të vërtetës. Fshatërat e Tiranës janë harruar. Ka ardhur momenti të kemi një model ndryshe në politikë.
Në momentin që do futem në fushatë dhe të premtoj, unë do të premtoj me këmbë në tokë jo premtime të parealizueshme, në qoftë se është problemi i riparmi të një ure, premto riparimin e saj, jo të premtosh ndërtimin e 7 urave dhe të prishesh dhe atë që është”, u shpreh Këlliçi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



