E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi: Premtim i mbajtur, Tirana tani kërkon drejtësi
Politikë

Këlliçi: Premtim i mbajtur, Tirana tani kërkon drejtësi

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar sërish pas denoncimit që i është bërë në SPAK, kreut aktual të bashkisë Erion Veliaj.

“Ditën apo natën, ne bashkë do të ndalojmë çdo tentativë të bashkisë për të vjedhur”, shkruan Këlliçi duke falenderuar qytetarët për denoncimet e bërë.

POSTIMI I PLOTE

Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!

Kallëzimi në SPAK u krye. Tenderi fiktiv i Rr. “Xhon Belushi” i shkon drejtësisë për ta gjykuar.

Tirana kërkon drejtësi nga SPAK!

Ditën apo natën, ne bashkë do të ndalojmë çdo tentativë të bashkisë për të vjedhur.

Ju falenderoj të gjithëve për denoncimet!

Së bashku e ndalim vjedhjen! Së bashku e #FitojmëTiranën

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.