Këlliçi: Qytetarëve i duhet një administrator, jo një fotomodel
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi gjatë takimit me banorët në “Don Bosko” është shprehur se Bashkisë së Tiranës nuk i duhet një kryebashkiak që vret kohën nëpër emisione, por i duhet një administrator.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Belindi shkruan se është i bindur se vetmja mënyrë për të dëgjuar problematikat e qytetarëve është të ndodhesh pranë tyre.
“Juve nuk ju duhet një kryebashkiak që e vret kohën nëpër emisione televizive, një që kënaqet me jehonën e zërit të tij. Bashkisë i duhet një administrator për t’i dhënë zgjidhje problemeve të përditshme të Tiranës, e jo një fotomodel që kuron imazhin e tij.
Kam zgjedhur të flas me ju nga afër, sepse jam i bindur se kjo është e vetmja mënyrë për t’ju dëgjuar dhe përballur me kritikat tuaja”, shkruan Këlliçi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



