E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kemi Ministri të Jashtme por s’kemi ministër/ Akademiku rendit 19 gjërat që s’funksionojnë…
Sot

Kemi Ministri të Jashtme por s’kemi ministër/ Akademiku rendit 19 gjërat që s’funksionojnë…

Akademiku Artan Fug aka renditur 19 gjerat që nuk funksionojnë në vend.

Fuga shkruan se kemi Kuvend, por nuk kemi deputetë, kemi Ministri Drejtësie, por s’kemi ende gjykata, kemi drejtori hekurudhash, por s’kemi trena, kemi Ministri të Jashtme por s’kemi ministër.

Çfarë kemi dhe çfarë nuk kemi!
Kemi Kuvend, por nuk kemi deputetë, kanë ikur!
Kemi Akademi Shkencash, por pa shkencë brenda, asnjë pike!
Kemi Ministri Drejtësie, por nuk kemi ende gjykata!
Kemi drejtori hekurudhash, por nuk kemi trena.
Kemi ministri të jashtme, por nuk kemi ministër!
Kemi ministri mbrojtjeje, por nuk kemi ushtarë!
Kemi drejtori peshkimi, por pa anije peshkimi!
Kemi ekonomi tregu, por pa bursa aksionesh.
Jemi vend europian, por nuk na pranojnë në Europë!
Kemi votime, por nuk kemi zgjedhje, sepse kemi rizgjedhje!
Kemi autonomi universitare, por rektorët i heq dhe i ve shteti!
Do të kemi stadium futbolli europian, por asnjë ekip futbolli në Europë!
Kemi kombëtare futbolli, por nuk kemi trajner dhe lojtarë, janë shpërndarë andej këndej!
Kemi punë, por thuhet se nuk ka kush punon!!!
Kemi një komb me shqiptarët e Kosovës, por nuk kemi një shtet!
Kemi kopësht zoologjik, por nuk kemi kafshë të egra në të!
Kemi pista, por nuk kemi biçikleta!
Kemi teatër, por nuk kemi drama.
Kemi të kaluar, por nuk kemi kujtesë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.