E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kënga e fundvitit e Top Channel, mungon Sokol Balla!
Uncategorized

Kënga e fundvitit e Top Channel, mungon Sokol Balla!

Ashtu si çdo vit, Top Channel ka publikuar në datën 24 dhjetor, këngën e fundvitit, ku personazhet kryesore të televizionit dhe stafi që punon pas kuintave, këndojnë dhe realizojnë një klip që i dedikohet publikut të këtij televizioni.

Kënga e përzgjedhur e 2017-ës ishte “Tren për Prizren” dhe ndërsa ishin gjithë personazhet e njohur të televizionit, ra në sy mungesa e gazetarit Sokol Balla.

Zakonisht Balla ishte i pari që hapte këngën e fundvitit, por pasi u hoq si Drejtor i Informacionit, duket se nuk do jetë më as moderator i “Top Story” në Top Channel .

Burime pranë këtij televizioi, bëjnë me dije se ish-Drejtori i Lajmeve pati probleme me drejtuesit e kompanisë, menjëherë pasi realizoi emisionin me Saimir Tahirin, në shtëpinë e tij, emision që u prit keq për shkak të mënyrës si u realizua.

Ndërkohë vendin e Ballës në Top Channel e ka zënë gazetari i njohur Endri Xhafo i cili, mesa duket, që nga janari, do të drejtojë edhe “Top Story”, një emision i Top Channel, që për disa vite u drejtua nga Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.