E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kënga Magjike/ Mësoni çdo të ndodhë në natën finale
Uncategorized

Kënga Magjike/ Mësoni çdo të ndodhë në natën finale

Plot emocione ishte nata e parë e festivalit “Kënga Magjike” e transmetuar mbrëmjen e djeshme në TV Klan, nën drejtimin e Ardit Gjebreas dhe bashkë-prezantuesëve Bes Kallaku, Erion Isaj, Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla.

Pas pak çastesh pritet të nisë mbrëmja e dytë e gjysmëfinales ndërsa të shtunën finalja e madhe, aty ku është rezervuar edhe surpriza që publikut vërtet do t’i pëlqejë shumë.

Surprizën e ka zbuluar vetë Ardit Gjebrea i cili do jetë po vetë surpriza pasi këngëtari shumë i dashur për publikun, do të këndojë në festival këngën e tij të re, për të cilën ka kaq kohë që po punon.

“Po këngën tënde të re kur do e dëgjojmë?”, e pyet një fanse Gjebrean në Instagram. “Të shtunën”, i përgjigjet ai.

Kujtojmë që pak ditë më parë Gjebrea zbuloi se kënga e re do vijë në bashkëpunim me vajzën e tij Anën.

Publikut i mbetet vetëm të presë të shtunën.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.