E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këngën magjike e fituan studentët. Ata janë festivali i shpëtimit dhe i lirisë!
Sot

Këngën magjike e fituan studentët. Ata janë festivali i shpëtimit dhe i lirisë!

Dhjetera mesazhe nga te gjitha anet qe me thone:

Kreshnik po e bejne keshtu e ashtu protesten, po e kapin protesten, po e shesin protesten, po e manipulojne protesten, po e percajne protesten, eshte e drejtuar protesta nga kasta, po deshton protesta, po fiket protesta etj etj dhe te gjitha versionet qe ju tashme i keni degjuar te gjithe. Po pergjigjem ketu per te gjithe.

Jo Rama, e Veliaj, e Organizatat, e ministrat, e deputetet, e skuthet, e spiunet, e dallkauket, e tinzaret, e oligarket, e PPP-istat, e tenderistat, po edhe sikur te ngrihet nga varri Che Guevara i Organizates, edhe Shkespiri i Anglise me poezite e tij dhe Napolon Bonaparti me ushtrite e tij, protesta e Shqiptareve nuk ndalet.
Dhe a e dini perse?! Sepse kjo qe po ndodh eshte me e madhe se te gjithe ne. Sepse kjo qe po ndodh eshte me e madhe se gjithe Kasta. Eshte me e madhe se e gjithe paria tradhetare politike qe ka ne plan te shese Shqiperine tregjeve te gjeopolitikes nderkombetare si te ishte nje llamarine e ndryshkur, ne kembim te pushtetit te tyre. Sepse kjo nuk eshte protesta e studenteve. Kjo eshte protesta e gjithe Shqiperise. Kjo eshte protesta e te gjithe shqiptareve te ndershem, bij shqiptaresh qe kane shancin dhe rastin e fundit per te shpetuar Shqiperine. Studentet jane drita qe e shpoi tunelin e frikes dhe dielli qe e ndricoi erresiren ne Qiellin e Dhjetorit te Shqiperise. Jane era qe e formesoi Uraganin. Jane frymezimi, jane melodia me e bukur qe sfidon te gjitha kenget magjike qe kane degjuar shqiptaret ndonjehere. Kjo revolte qe ka nisur eshte festivali i lirise dhe i shpetimit te Shqiperise dhe nuk e kemi luksin ta shperdorojme. Shqiperia eshte shtatzane me revolte dhe do ta linde ate. E kemi te ndaluar te deshtojme sepse nuk do te kete me nje mundesi te dyte dhe kete mbajeni shenim.
Opozita qe vazhdon gjumin e thelle mund te thote se nuk behet qameti deri ne zgjedhjet e ardhshme, por qameti mund te behet shume me shpejt dhe shqiptaret nuk e kane me luksin per te pritur. Cfaredo qe te bejne, e sido te perpiqen, barakat e vjetra politike te tranzicionit nuk mund te perballen me cunamin e lirise!
Kasta-Exit sapo ka nisur dhe nuk ka fuqi ta ndale! |🇦🇱

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.