E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këngëtarja shqiptare poston foto me të dashurin e ri
Uncategorized

Këngëtarja shqiptare poston foto me të dashurin e ri

Dua Lipa është shfaqur edhe një herë shumë e lumtur dhe e dashuruar. Ajo ka gjetur kohë në mesin e turneut dhe shumë angazhimeve muzikore që të jetë bashkë me të dashurin e saj, Paul Klein.

Bukuroshja nga Prishtina ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në krah të partnerit të saj. “Hëna dhe yjet”, ka shkruar Dua në postimin e saj ku shihet në krah të të dashurit.

Duket se Duas i ka munguar shumë i dashuri i saj pas angazhimeve të fundit dhe turneut botëror në Amerikë, Evropë e Amerikën Latine. Dua ka pasur një prej viteve më të suksesshme në karrierë me turne dhe këngë të reja.

Hiti i saj, “New Rules”, ka arritur shifrën e mbi 600 milionë klikimeve, duke shkuar drejt një miliard klikimeve brenda një viti. Ndryshe, “New Rules” ka arritur të jetë kënga e parë në karrierë të Duas që ka arritur të jetë në top 20 të Billboard Hot 100./CityNews

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.