E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këshillë për Z. Basha dhe bashistët!
Sot

Këshillë për Z. Basha dhe bashistët!

Tek listat (e brendshme te PD) ku jane permendur mediat dhe portalet e paguara nga Rama keni prekur shume prej atyre qe duhet t’i keni ne krahe ne aksionin opozitar. Nuk e kam fjalen per Fred Lelen e Politiko-s qe te është hedhur ne fyt sot, sepse ju e keni nderruar me Çilin e UET. As per Meron, as per Minxhozin, as per Ballen, sepse duke permendur keto emra ju u keni treguar shqiptareve nje asgje te madhe, pasi dihen qe ata jane gjinkallat e pushtetit.

Kur ju dilni me tezen se çdo njeri që nuk ben opozite me stilin e Bashes është i shitur tek Rama kjo është per Ramen nje sherbim i dyfishte nga vete shefi i Opozites, pasi keshtu ju hidhni tek preheri i Rames dhe i ben armiq ata qe nuk jane as me Ramen as me Lulin. Strategjia e partise dhe e militanteve per te hedhur peshtyme apo per te abandonuar te gjithe ata qe nuk firmosin tek versioni opozitarist e Bashes është vrasese per opoziten (jo si parti) por si fryme opozitarizmi ne te gjithe Republiken.

Teza opozitariste qe thote (ta mbyllim rrethin tek “besniket”) se shqiptaret do te vijne tek ne nje dite ne mos heret vone, sepse urrejne komunistat, është shkaterruese per PD dhe per aksionin opozitar pas ju z.Basha nuk jeni engjell por jeni mekatar i sprovuar ne Shqiperi. Te gjithe ata qe ngrene shenje barazie ndermjet qeverise dhe opozites sigurisht qe i sherbejne Rames, por nje sherbim me i mire per Ramen është t’ua besh deren e Opozites te neveritshme atyre qe e urrejne Ramen. Kush te keshillon te ndertosh kesoj strategjish, vetem strateg nuk është por nje idiot e gjysëm. Po mendove se do te vish ne pushtet me 2000 skiftera fejsbuku qe masturbojne besnikeri bashiste me analiza apo me statuset e njeri-tjetrit do ta demtoni Shqiperine dyfish. Nje sepse opozita keshtu nuk vjen per 1000 vjet ne pushtet. 2- Do ta lini vendin pa Opozite.

Mbarë e mirë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.