E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KËSHILLI I BATAĶÇINJVE TË TIRANËS
Sot

KËSHILLI I BATAĶÇINJVE TË TIRANËS

Je banor i Tiranës dhe ke një hall?
Ke një shqetësim apo një problem për veten, familjen, njerëzit e tu të afërt, lagjen apo komunitetin ku jeton?
Shkon troket në zyrat e shtetit ta qash apo ta zgjidhësh hallin?
U lodhe kot, u mundove kot, u rropate kot!
Kudo ku do trokasësh shfaqen të njëjtat fytyra, të njëjtët zyrtarë, të njëjtët militantë partiakë që në mënyrë të frikshme e poshtëruese kanë pushtuar gjithçka këto 6 vite.
Nëse shkon për qarje halli në administratën qëndrore do gjesh ata, ata tashmë dapo zaptuan edhe 4 vitet e ardhshme pushtetin lokal. Dy pushtetet tashmë janë bërë si ofertat e Tregut të Medresesë, 2 në 1.
Lexoni listën poshtëruese të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe do e kuptoni shkërdhimin dhe shkërmoqjen e pavarësisë së Pushtetit Vendor në Tiranë:
1-Artur Sula/Dekan i fakultetit të gjuhëve të huaja, tashmë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës
2-Etjen Xhafa/Zv.ministër i punëve të jashtme, tashmë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës
3- Ervin Mete/Zv.ministër i ekonomisë dhe financave, tashmë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës
4- Bardhylka Konsipiri/Zv.ministre e shëndetësisë, tashmë anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës
5-Teuta Vodo/Zv.ministre e punëve të brendshme, tashmë anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës
6- Romina Kuko/Zv.ministre e punëve të brendshme, tashmë anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës
7- Dajna Sorensen/Zv.ministre e financave, tashmë anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës
8-Ermira Gjeçi/Zv.ministre e Bujqësisë, tashmë anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës
9-Frida Keifca/Drejtoreshë e Përgjithshme e Zhvillimit Bujqësor, tashmë anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës
10-Ornela Çuçi/Zv.ministre e mjedisit, tashmë anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës
11-Besford Llamallari/Zv.ministër i brendshmëm, tashmë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës
12-Julian Hodo/Zv.ministër i brendshëm, tashmë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës
13-Hantin Bonati/Zv.ministër i energjitikës, tashmë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës
14-Mira Rakacolli/Zv.ministre e shëndetësisë, tashmë anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës
15-Sonila Qato/Drejtoreshë e përgjithshme e rrugëve, tashmë anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës
16-Plarent Ndreca/Sekretar i përgjithshëm i ministrisë së brendshme, tashmë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës
17-Vjollca Braho/Kryeinspektore e shëndetësisë, tashmë anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës
18-Luan Bregasi/Drejtor egzekutiv i unionit të biznesit shqiptar, tashmë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës…dhe ëmbëlsira në fund.
19-Toni Gogu/Zv.ministër i drejtësisë, ish drejtor juridik i guvernatorit burgaxhi Ardian Fullani, pastor i një kishe evangjeliste, tashmë jo vetëm këshilltar por mbrëmë e zgjodhën edhe kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Pas gjithë kësaj maskarade që sapo lexuat, mua personalisht po më shqetëson diçka:
Gjysma e qeverisë është lëshuar të gllabërojë edhe Bashkinë e Tiranës apo Bashkia po e merr nga brenda Qeverinë?
Ilir Meta si e parashikon, tërmet në Qeveri apo Bashki?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.