E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këshillit Bashkiak i Lushnjës, financon letërsi erotike me fondin e emergjencave
Sot

Këshillit Bashkiak i Lushnjës, financon letërsi erotike me fondin e emergjencave

Pa fjalë! Duket se kanë mbaruar problemet e qytetit dhe hallet sociale-ekonomike të qytetarëve, por pushtetarët lokalë të Bashkisë “rozë” në Lushnjë, kanë renë në ujdi, duke financuar libra erotikë ose letërsi rozë, me vendim të Këshillit Bashkiak, së bashku me votat e LSI, kane  përdorur fondin e veçantë, që grumbullohet e akordohet, vetëm për raste emergjencash.

Me vendim Nr. 15, datë 26/01.2018, Këshilli Bashkiak-Lushnje, pranoi propozimin e Kryetarit të Bashkisë Fatos Tushe, për të mbështetur letërsinë dhe artin, duke sponsorizuar një libër me vlera të shquara me titull “Dashuria e një jevge”, me fond 1 milionë lekë të vjetra, të cilat u cilësuan si “shpenzime operative”.

Ky vendim, krijoi indinjatë tek banorët e Lushnjës dhe në opinionin publik e pas 3 muajsh nga miratimi, me Vendim nr. 46, datë 20.04.2018, qejflinjtë e PS-LSI, u detyruan ta anulojnë sponsorozimin e librit “Dashuria e një jevge”, por nuk janë kthyer ende lekët, mbasi ato u dhanë qysh në datën 6 shkurt 2018.

Mund të duket çudi, por kryebashkiaku socialist i Lushnjës, argumentoi sponsorizimin e librit “Dashuria e një jevge”, si një “qasje europiane”, me rastin e përkujtimit të Ditës së 6 Shkurtit 1967 (51 vjetorit të fjalimit të Enver Hoxhës, për luftën kundër zakoneve prapanike në shoqëri e familje).

Ja VENDIM nr. 15, datë 26.01.2018 “Për përdorimin e fondit rezervë, për botimin e librit “Dashuria e një jevge” Këshilli Bashkisë, në mbledhjen e tij të datës 26.01.2018, pasi mori në shqyrtim relacionin e paraqitur nga Kryetari i Bashkisë “Mbi përdorimin e fondit rezervë, për sponsorizimin e librit “Dashuria e një jevge”, në bazë të Ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 8, vendosi: 1. T’i jepet zotit Bashkim Xhafa nga fondi rezervë (00-01110-602-01), shuma 100.000 (njëqind mijë) lekë, për librin “Dashuria e një jevge”.

  1. Në aparatin e bashkisë, të pakësohet fondi rezervë, në vlerën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe të shtohen shpenzimet operative, me 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohet drejtoria e Financë-Buxhetit.
  3. Ky vendim hyn në fuqi, 10 ditë pas shpalljes.                                                                                                                                                                                                                                                            Kryetarja e Këshillit Bashkiak                                                                                                                                                                                                                                                                                          ELIDA GJERMENI
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.