Keshilltari i Kryeministrit per Sigurine Kombetare Sander LLeshi nuk ja ka haberin nga bie Lindja e Mesme…
Keshilltari i Kryeministrit per Sigurine Kombetare Sander LLeshi ne News 24:
“Ardhja e refugjateve siriane ne Shqiperi, njelloj si emigrimi i shqiptareve ne Greqi dhe ne Itali. Nuk ka asnje problem”
Keshilltari i Kryeminsitrit nuk e ka idene çfare eshte Lindja e Mesme dhe cfare po ndodh atje. Nuk e ka idene çfare eshte ISIS. Nuk e ka idene perse po i perzene sirianet nga Siria. Nuk e ka idene e kulisave qe po ndodhin per perzenien e sirianeve prej vendit te tyre dhe kjo nuk eshte apsak çeshtje humanitare. Nuk e ka idene si dhe perse po sekuestrohen pronat e miliona sirianeve ne vlera qindra miliarda dollareshe dhe si po behet plani qe ata te mos kthehen me kurre ne shtepite dhe ne pronat e tyre. Nuk e ka idene perse Turqia po perfundon murin ndares pergjate kufirit me Sirine. Nuk e ka idene perse po bie mbreti ne Jordani. Nuk e ka idene cila eshte loja nderkombetare me Sirine dhe me refugjatet siriane. Nuk e ka idene çfarë po ndodh ne rajon, ne Lindjen e Mesme dhe ne Uashington. Nuk e ka idene se cfare planesh ka Trump per Lindjen e Mesme. Nuk e ka idene cfare plani ka Rusia per Lindjen e Mesme dhe per Ballkanin dhe as qe ia ka kokrren e idese se çfare pritet te ndodhe. Nuk e ka idene e lidhjes ndermjet Borisov dhe Putinit dhe perse e hodhi lideri bullgar idene per Shqiperine si vend rehabilitues per luftetaret e ISIS ne Tirane ne konference per shtyp me Ramen. Nuk e ka idene çfare po kurdiset ne BE per rajonin dhe per Shqiperine. Nuk e ka idene perse nuk do te na hapen negociatat por edhe nese hapen ne Dhjetor anetaresimi nuk duket fare ne horizont. Keshilltari i kryeminsitrit tend thote une shkoj neper konferenca dhjete here ne vit dhe eshte nje tape topi, qe nuk kupton asgje per Sigurine Kombetare.
Ky keshillon Kryeministrin tend dhe timin per Sigurine Kombetare. Ne doren e ketij eshte siguria e familjes, e prindit dhe femijes tend. Ne na ruan Zoti dhe rastesia. Po te mbeteshim ne duart e ketyre ky vend ka marre fund, si ne cdo fushe tjeter.
Mjerim Shteteror!/ Kreshnik Osmani
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



