E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këshilltari i Metës replikon me Ballën: Është detyrë e Presidentit të…
Politikë

Këshilltari i Metës replikon me Ballën: Është detyrë e Presidentit të…

Këshilltari për mediat i Presidentit Ilir Meta, ka replikuar me kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, .

Më herët Balla reagoi pas kthimit në Kuvend për rishqyrtim të ndryshimeve në Kodin Penal.

 

Ndërkohë Tedi Blushi në një postim në Facebook, ka replikuar më Ballën duke u shprehur se në kushtet kur Balla drejton opozitën në Parlament dhe kur kanë bllokuar prej dy vitesh Gjykatën Kushtetuese, është detyrë e Presidentit të shqyrtojë me rigorozitet maksimal çdo ligj, me qëllim përmirësimin e tyre si në rastin konkret.

Reagimi i plotë:

Që t’i dhimbsen policët Tao Taos, kjo është një shaka që përmbys së qeshuri të gjithë pushuesit në plazh, të cilët e dinë veprimtarinë e tij plot bëma kundër ligjit dhe në shërbim të të fortëve.
Presidenti i ka vlerësuar qëllimet pozitive të ligjit në parim, por i ka rikthyer ndryshimet e propozuara në Kodin Penal për t’u bërë përmirësimet e domosdoshme për zbatim efikas.
Në kushtet kur Tao Tao drejton opozitën në Parlament dhe kur Tao Taot kanë bllokuar prej dy vitesh Gjykatën Kushtetuese, është detyrë e Presidentit të shqyrtojë me rigorozitet maksimal çdo ligj, me qëllim përmirësimin e tyre si në rastin konkret.
Por halli kryesor i Tao Taove nuk është ky projektligj, por projekligji tjetër që është kthyer dhe që do publikohet nesër.
Pakica që nuk njeh rotacion, jo vetëm që nuk ia prish pushimet malore Presidentit me kërcënimet e saj të lodhura, por e frymëzon për të ngjitur maja më të larta në ditët që vijnë.
Ndërsa përsa i takon shtatorit, Presidenti është besimplotë se do ta gjejë në Majën më të lartë, atë të Korabit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.