E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kështu e kalojnë dimrin japonezët
Uncategorized

Kështu e kalojnë dimrin japonezët

Sapo të vijë dimri në Japoni, njerëzit pothuajse në çdo shtëpi nxjerrin kotatsu-në e tyre – një përshtatje e tavolinës, batanijes dhe ngrohëses.

Kjo për shkak se në Japoni nuk ka ngrohje qendrore. Edhe pse dimri nuk është aq i ftohtë atje, ata ia dalin që të evitojnë gripin dhe ftohjen gjatë dimrit falë kësaj shpikjeje unike.

Kotatsu është pjesë e traditës japoneze, ajo krijohet duke mbuluar një tavolinë të ulët të drurit me një batanije të rëndë dhe me një tabelë sipër, transmeton Gazeta Express.

Nën gjithë këtë ekziston një burim ngrohjeje, që shpesh është i ndërtuar në vetë tavolinën. Kotatsu ka origjinën nga ngrohësi i vjetër japonez, i cili gjithmonë ka qëndruar në të njëjtin vend në shtëpi.

Kotatsuja modern, megjithatë, mund të lëvizet. Ky duhet të jetë një nga shpikjet më interesante që kemi parë deri më tani për ta kaluar dimrin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.